Një natë para zgjedhjeve/ Berisha publikon videon: Policia shpërndan paratë për vota!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një debat të nxehtë që është filmuar në Klos një natë para zgjedhjeve të 14 majit, ku vetë qytetarët kanë ndaluar një automjet të PS-së, që dyshohet se shpërndante para për votuesit. Zërat në errësirë janë të mbushur me tension, megjithatë bie në sy fakti që qytetarët i kërkojnë një patrulle të Policisë të hapë dhe të kontrollojë makinën që ata e kanë ndaluar vetë dhe nuk dyshojnë vetëm për para, por edhe për armë.

Postimi i kreut të PD, Berisha

Policia shpërndan paratë për vota!

Këtu jemi në postën e policisë Klos, qytetarët kanë rrethuar një makinë civile me policë civil brenda që po shpërndanin para, por policia në mbrojtje të kriminelëve elektoral nuk lejoi të hapnin derën e makinës.

Sipas dëshirës ndiqeni videon e cila dëshmon se si policia mbron kriminelin. #sb

Në videon dëgjohen këto shprehje:

Një zonjë i shpjegon oficerit të Policisë: “Para dy orësh janë shoqëruar tri zonja të kryesisë së PD të degës Mat në komisariatin e Klosit. Ndërkohë, në makinën e Policisë kanë qenë edhe administratori i Klosit, zoti Spartak Fufi dhe një punonjës i baskisë. Tri zonjat kanë shkuar në Polici, janë ndaluar 3-4 orë, kurse ata zotërinjtë kanë ikur dhe nuk janë thirrur fare në komisariat. Pra, administratori i Klosit dhe personi në fjalë, Kadri Dema. Situata siç e shikoni është shumë e agravuar sepse mendohet se është disi politike; është ndaluar një makinë nga qytetarët, që mendojnë… Nuk e di në makina është private apo e Policisë.

Një zotëri tjetër i drejtohet oficerit: “Makina me armë. Ju bëni detyrën. Makinat pa targa po lëvizin   këtu në qytet, janë të Partisë Socialiste, s’i ndalon kurrkush. Kjo është puna, mos bini viktimë e këtyre gjërave, nuk është hera e parë që ndodhin kot. Shkoni bëni punën, makina me armë kanë qenë edhe në Klos Katund, i kam parë unë sonte. 970 ishte targa e makinës.”

Ndërhyn një burrë tek oficeri: “Unë kam motrën këtu, dua arsyen pse e kanë mbajtur. Ka qenë në punë të vet, në shtëpi të vet, në hall të vet, në fshatin e vet, te nëna e vet. Arsyeja?! A ka qenë me armë, a ka qenë me lekë? Ç’ka qenë? Pse ta mbash katër orë?! Femër, civilë.”

Oficeri: “Do të kthejmë përgjigje patjetër. Asnjë nuk do të mbahet kot. Do të shoqërohet dhe ….”

Një zë tjetër ngulmon: “Jo jo, do të bëhet transparencë për makinën blu. Makinë private. Ja ku e ke makinën, merre hape. Dyshojmë se ka lekë, kontrollojeni!”.

About Redaksia

Check Also

Alarmi në VOA: Liria e fjalës e rrezikuar në Shqipëri, gazetarët po kërcënohen

Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët …

Leave a Reply