Pse Qori proteston dhe të rinjtë e opozitës vegjetojnë?

Bledi KASMI

Rama i rriti pagën vetes deri në 4 milionë lekë, ministrave deri nw 3.2 milionë, ndërsa deputetëve plot 3.1 milionë lekë.

Ajo që ra në sy, ishte fakti i trishtë se përpara Parlamentit protestoi vetëm Arlind Qori, një drejtues i një organizate politike komuniste që sponsoriohet vazhdimisht nga Sorosi.

Vetë Qori dhe të rinjtë e tij, sulmuan një armik të shpallur nga Rama që është Ahmetaj, dhe nuk sulmuan asnjë hajdut tjetër të qeverisë.

Kjo mjafton për të kuptuar se Qori dhe të tijtë janë një instrument në duart e Ramës, që ai kërkon ta shesë si opozitë false, një rol disi më ndryshe nga ai i Lulit.

Gjithsesi, ajo që njerëzit shohin sot është se në protestë me grupin e tij të të rinjve ishte vetëm Qori.

Po të rinjtë e opozitës ku janë? A ka të rinj opozita? Nëse ka, ku janë dhe pse fshihen?
Strukturat e opozitës kanë një armatë rinie, por ata nuk duken, ndoshta nuk ka kush t’i thërrasë, t’i mobilizojë, organizojë dhe motivojë.

Eshtë e trishtë të shikosh se si Rama kërkon t’i marrë opozitës edhe reagimin, edhe protestën në një kohë që strukturat rinore të kësaj të fundit duket se kanë rënë në gjumin letargjik.

Opozita është sot në një ditë jo të mirë, por ajo duhet të kuptojë se ringritja e saj ka vetëm një emër dhe ajo është rinia.

Nëse opozita nuk e kupton se duhet të shndërrohet në një lëvizje rinore, atëhere ajo duhet të pranojë se mund të rrezikojë të sotmen, të ardhmen dhe të marrë në këtë fat edhe pluralizmin.

Opozita duhet të kuptojë se regjimet i rrëzojnë vetëm lëvizjet rinore që shndërrohen në frymë popullore, dhe shembullin e keni tek Dhjetori ’90, por dhe kudo në botë.

About Redaksia

Check Also

Fundosje totale e SPAK në llumin e pandëshkueshmërisë rilindase!

Nga Petrit VASILI Edhe shqiptari mē i fundit përfshirë edhe socialistët e ka shumë të …

Leave a Reply