Vasili: Edhe procesi i numërimit të votave mafioz dhe i manipuluar

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar sërish për zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Bien përfundimisht zgjedhjet e 14 majit, ja provat shokuese të numërimit stalinist! Provohet me fakte shokuese numërimi stalinist i votave, pra s’ka rëndësi si votohet se rilindasit i numërojnë siç duan.

Bie përfundimisht edhe procesi i numërimit të votave si mafioz dhe i manipuluar. Nëpër kutitë e votimit, zbulohen nga vetë KQZ, nga rinumërimi se dhjetëra vota janë manipuluar, pra i janë hequr një partie dhe janë dhënë partive të tjera.

Vetëm në një kuti 64 vota i ishin dhënë një partie dhe pas rinumërimit doli që kishte zero vota. Një tjetër partie i ishin shtuar plot 72 vota që nuk i përkisnin asaj, vetëm në një qendër votimi.

Numërimi i votave provohet me fakte që është i shkatërruar, i manipuluar dhe i vjedhur dhe çdo rezultat është një rezultat jo legjitim dhe i manipuluar. Tanimë këto zgjedhje janë përfundimisht të rëna dhe s’ka më asnjë lloj alibie që i certifikon dhe i shpëton dot ato.

Përgjegjësit që nga kreu deri tek më i fundit duhet të shkojnë në burg se kanë vjedhur në mënyrë mafioze vullnetin e shqiptarëve. Asnjë lëshim nuk ka për shkatërruesit e votës së lirë dhe vjedhjen mafioze të votës nga Edi Rama.

Këto janë “fitoret” me erë të qelbur mafioze të Edi Ramës, të cilin qytetarët as e duan dhe as e votojnë, por e urrejnë ndaj ai paguan qindra milionë euro për të blerë vota, për të blerë numërues dhe për të manipuluar zgjedhjet”, shprehet Vasili në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.

About Redaksia

Check Also

Masakra e Elbasanit/ Vendimi i plotë i Gjykatës për zhdukjen e përgjimeve që implikojnë Taulant Ballën

Një stuhi politike nisi që prej momentit kur në gjykatë, Adrian Çapja, një nga emrat …

Leave a Reply