Rama dhe deputetët i rritën pagat vetes, reagimi kritik i Ambasadorit gjerman

Ambasadori gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf iu është bashkuar komenteve sa i takon vendimit për rritjen e pagave të deputetëve, që ka sjellë reagim në publik.

Teksa gazetarja e News24, Erjola Jata pyeti ambasadorin sa i takon kësaj çështje, Zingraf tha se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze. Mes të tjerash ai theksoi se e rëndësishme është dhe niveli i përgjithshëm i pagave.

“Pagesa e parlamentarëve është një çështje delikate me këto karakteristika. Kush i ruan ata që ruajnë? Deputetët janë ata që vendosin për buxhetin, ndaj nuk dua të përzihem më një pyetje të tillë. Mendoj se deputetët e parlamentit të paguhen në mënyrë dinjitoze, si çdo parlamentar, që duhet të kryejnë një punë të mirë. E rëndësishme ama është dhe niveli i përgjithshëm i pagave.

Qeveria shqiptare planifikon që të rrisë pagat në sektorin publik. Kjo lidhet dhe me debatin e emigracionit. Shqipëria duke pasur parasysh dhe rajonin, ka nivelin e pagave më të ulta në rajon. Pyetja konkrete diskutohet në mënyrë kontroverse në shoqëri të ndryshme, por debati i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare është se sa ndikojnë te shoqëria”, tha ambasadori.

About Redaksia

Check Also

Rama në SPAK!

Qytetarët siç edhe paralajmëruan janë mbledhur para SPAK ku do të dorëzojnë librin “Albanian Files” …

Leave a Reply