Zhvati 570 mijë euro/ Milena Deraj: Më morën peng dhe…

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për mashtruesen Milena Deraj, 30 vjeç. Në gjykatë, ajo ka treguar se është kërcënuar nga 4 banda kriminale që nuk ka mbajtur premtimin për të ndikuar në disa çështje gjyqësore për të cilat kishte marrë paratë.

Para trupës gjykuese, Milena Deraj tha se ishte marrë peng dhe ishte kërcënuar me pistoletë në kokë. Në sallën e gjyqit, Deraj tha se pas rrëmbimit fshihej familja Verracaku, që u përfshi në masakrën e Velipojës, ku pas sherreve për çadrën, pati përleshje me armë dhe viktima. Po ashtu ajo kërkoi mëshirë para togave të zeza me pretendimin se ishte nënë e një fëmije të mitur.

Milena Deraj përfitoi 570 mijë euro në dy raste të ndryshme mashtrimi. Ajo ka mashtruar edhe familjen Verracaku duke i marrë 340 mijë euro. Ajo u kishte premtuar atyre se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor për një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë në vitin 2021.

30-vjeçarja kishte premtuar se do gjente dy avokatë të suksesshëm për të zgjidhur çështjen dhe për të ndikuar në një vendim gjyqësor për të hequr burgimet e përjetshme.

Mirëpo asgjë e tillë nuk ndodhi dhe familja Verracaku kanosën me vetëgjyësi Milena Derajn. Kjo e fundit bëri denoncim në polici pasi u ndje e kërcënuar. Autoritetet i kanë shpallur në kërkim Abedin Verracakun, Shyqyri Verracakun dhe Hasan Verracakun.

Ndërsa më përpara, 30-vjeçarja kishte mashtruar edhe shoqen e saj duke i marrë 230 mijë euro me premtimin se do t’i investonte paratë në bono thesari. Vetë shoqja e 30-vjeçares kuptoi që po mashtrohej nga Milena dhe e denoncoi në polici.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply