Berisha: Këto ishin standardet e reja të Edi Ramës për farsën elektorale!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë në faqen e tij në Facebook një VIDEO ku shpjegon manipulimin e zgjedhjeve të 14 Majit. Sipas Berishës “farsa elektorale e 14 Majit kishte specifika të papara në histori”.

Postimi

Këto ishin standardet e reja të Edi Ramës, për farsën elektorale maj 2023! sb

Mesazhi

“Ankesat paszgjedhore janë një rutinë e zakonshme, por zgjedhjet, por farsa e 14 majit 2023, kishte specifika dhe fenomene të papara ndonjëherë në historinë 32-vjeçare të zgjedhjeve në Shqipëri.

Kështu, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, Kodi Zgjedhor shpallet publikisht dhe zyrtarisht që në fillim të fushatës nga rdi Rama, kinezëri partiake, çka do të thotë që nuk ekzistojnë për të.

Prandaj Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor u zëvendësuan në qindra e mijëra raste me vullnetin e tyre për të fituar me çdo kusht dhe çdo çmim.

Në prag të fushatës elektorale, ftohen në banket shefat e 61 komisariateve për të treguar që Policia e Shtetit do të ishte në krahun e tij.

Edi Rama dhe vartësit e tij caktuan kryetarin e koalicionit opozitar dhe për asnjë arsye nuk pranuan kryetarin e këtij koalicioni, vetëm e vetëm të dëmtonin sa më shumë këtë koalicion pasi kishin frikë dhe tmerr nga Sali Berisha dhe emri i tij.

Edi Rama për herë të parë në histori dërgoi zarfin me 50 mijë lekë për 680 mijë pensionistë.

Edi Rama rriti rrogat e dhjetëra mijërave në mes të fushatës elektorale.

Është hera e parë që arrestohet në prag të votimit kandidati i një bashkie.

Është hera e parë që 1.3 milionë zgjedhësve u ndryshohet qendra e votimit pa asnjë paralajmërim.

Është hera e parë që komisionet zgjedhore ishin 6 me 1 ose 7 me 0 për qeverinë.

Si kurrë më parë, administrata u shndërrua në një polici elektorale. Ata terrorizuan dhjetëra mijëra qytetarë dhe biznese në mbarë vendin”.

About Redaksia

Check Also

Plas në PS, sherr mes Belindës dhe Spiropalit, akuzat…

Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk ishte ashtu siç e përcolli …

Leave a Reply