I mori Partia të gjitha, edhe Akademinë e Shkencave!

Nga Beti NJUMA

Një VKM që do të miratohet nga Këshilli i Ministrave e që bie ndesh me ligjin për arsimin e lartë dhe ligjin për Akademinë e Shkencave vendos mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe transferimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të saj tek Akademia që drejton Skënder Gjinushi.

Nuk ka vend demokratik në botë, që në vitin 2023, institucionin më të rëndësishëm akademik ta drejtojë një ish-ministër i diktaturës i 3 dekadave të shkuara si Skënder Gjinushi, që është marrë vetëm me politikë dhe pa asnjë produkt shkencor!

E për më tepër, në prag të pensionit të kërkojë të marrë nën kontroll edhe të gjitha institucionet e tjera kërkimore shkencore siç është Akademia e Studimeve Albanologjike dhe institutet në varësi të saj. Çfarë është kjo OMGJ që nuk ngopet me poste dhe pushtet?

Si mund të heshtin profesorët e nderuar që kanë një jetë që kërrusen duke prodhuar studime e të mos protestojnë ndaj këtij pushtuesi partiako-shkencor? Si ka mundësi që dija e tyre, librat, titujt që kanë marrë t’i hedhë në kosh një njeri që ka vegjetuar në politikë vetëm falë makinacioneve?

Ku ju shkoi dinjiteti o profesorët e mi të dashur? Si ka mundësi që prej 4 vjetësh o akademikë të nderuar ju drejton individi më pa kontribute në akademizmin shqiptar dhe pas pak muajsh do shkoni me pahir ta votoni përsëri? Kaq pak rëndësi i jepni vetes?

Ktheni sytë nga vetja dhe do kuptoni se çdonjëri prej Jush vlen më shumë se një Gjinush!

About Redaksia

Check Also

Pse Komisioni i Venecias rrëzoi Gjykatën Anti Kushtetuese si dhe Strukturën Anti Kombëtare SPAK?

Nga Adriana KALAJA Pse Komisioni i Venecias, përveç mafies rilindase në Kuvend, rrëzoi si Gjykatën …

Leave a Reply