Berisha: Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt antikombëtar e antiligjor i Edi Ramës!

Të dashur miq, Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar. Ai në kundërshtim me ligjet e Arsimit të Lartë dhe të Akademisë së Shkencave ka pergatitur me ministren e tij të arsimit një vendim për shkrirjen e Akademisë Albanologjike, qendrave dhe instituteve të saja dhe dorëzimin e tyre tek Skendër Gjinushi.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antishqiptar dhe antiligjor të Edi Ramës si një goditje asgjesuese për studimet e gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës dhe kërkoj anullimin e tij të menjëhershëm.

Këtu më poshtë keni raportimin e mediave për këtë akt antiligjor! #sb

https://germo.al/dokumenti-shkrihet-akademia-e-studimeve…/

About Redaksia

Check Also

Sulka: Çmimet rriten 4 herë më shpejt se rrogat! Pasojat janë të drejtpërdrejta në buxhetin familjar!

Niveli i çmimeve është rritur katërfish më shpejt se niveli i të ardhurave, duke e …

Leave a Reply