Goditet banda e drogës së “Xakëve” në Krujë për trafikun e drogës, u përdorën nga Bushi në zgjedhje

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 13 persona, policë e kryepleq, që janë nën hetim për kultivim bimësh narkotike që prej vitit 2020.

Tetë persona kanë rënë në pranga dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit policor anti-kanabis të koduar “Radio-ndërlidhja”.

Deri tani janë ekzekutuar 8 masa sigurie. Bëhet fjalë për shtetasit: Lavdërim (Lulzim) Alimani, Skënder Velja, Saba Shehi, Vait Taka, Asim Pulaci, Xhemal Zogu, Shkëlqim Ismaili dhe Ahmet Pulaci.

Ndërsa në kërkim janë shpallur, Bujar Sefa (Xaka), Haxhi Murati, Armand Dërvishi, Edison Xaka dhe Agron Asllanaj.

Banda njihet me emrin “banda e Xakëve” dhe është e pëdorur për blerjen e votave të 14 majit nga Artur Bushi në Krujë.

Nga hetimi intensiv, trevjeçar, i kryer me metoda speciale, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kanë shitur sasi të konsidueshme kanabisi.

Megaoperacioni u finalizua nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, FNSH Tiranë dhe dvp-të Tiranë dhe Durrës, pas një hetimi intensiv trevjeçar, të drejtuar nga SPAK.

About Redaksia

Check Also

Paralajmërohet arrestimi i Ballukut

Kryetari i PD, Berisha ka paralajmëruar sot nga Parlamenti se pas Veliajt rradhën e ka …

Leave a Reply