Presidenjta Vjosa Osmani: Veriu u destabilizua me urdhër të Vuçiçit

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka dënuar veprimet e dhunshme të protestuesve në Zveçan, të hënën. Disa ushtarë të KFOR’it kanë mbetur të plagosur. Po ashtu BE-ja ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dhunës.

“BE-ja në Kosovë dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve kundër NATO/KFOR, trupat që ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, shkruan ai në Twitter.

Tensionet nisën të premten, kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë hynë në objektet e komunave veriore.

Kurse Presidenjta e Kosovës, Vjosa Osmani tha se tensionet në veri po shkaktohen “nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale” të cilët kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani dënoi dhunën në veri dhe akuzoi presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për destabilizimin e veriut të vendit.

“Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi presidentja.

Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

About Redaksia

Check Also

Kriza reale në Shqipëria përballë shembullit të Hungari

Alba ALIMEHMETI Në Hungari, pjesëmarrja rekord prej 77% tregoi një reagim të fortë të shoqërisë …

Leave a Reply