Rriten tensionet në Veri të Kosovës

Dita e hënë ka nisur sërish me tensione në 4 komunat në veri të Kosovës. Qytetarët serbë kanë nisur protestën, ndërsa në të katërta komunat ka prezencë të shtuar të policisë së Kosovës dhe të KFOR.

Në komunën e Zveçanit, pak minuta më parë, policia u detyrua të hidhte gaz lotsjellës në derën e godinës për të larguar protestuesit.

Ndërkohë mësohet se Lista Serbe ka shtruar dy kërkesa për largimin e protestuesve nga objekti i komunës, të cilat kanë të bëjnë me largimin e policisë së Kosovës nga zona dhe dorëheqjen e kryetarëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit.

Kujtojmë që BE dhe SHBA kanë dalë kundër këtij veprimi të qeverisë së Kosovës, ndërsa Vuçiç u shpreh se situata është më e tensionuar se kurrë më parë.

Reagon Policia e Kosovës

Pas ngjarjeve mëngjesin e sotëm në komunat veriore të Republikës së Kosovoës, policia ka dalë me një komunikatë për media. Policia theksoi se, sot në veri është paralajmëruar për protesta dhe tubime prandaj dhe Policia e Kosovës, duke e njohur të drejtën për tubime e protest paqësore, po kujdeset për ruajtjen dhe qetësinë, përfshirë edhe detyrat e përcaktuara sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Më tej në njofitm thuhet se protestuesit janë tubuar në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan për të protestuar, ku në hyrje të objektit të Komunës së Zveçanit protestuesit kanë shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës janë përpjekur të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur brenda komunës. Policia është kundërpërgjigjur me sprej, për të vënë situatnë nën kontrollë.

“Protestat pranë komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, përfundon njoftimi.

About Redaksia

Check Also

“Krim kundër njerëzimit”, përkujtojhet masakra e Reçakut

Tre liderët e partive opozitare, Lumir Abdixhiku (LDK), Memli Krasniqi (PDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK), …

Leave a Reply