Në Europë çmimet po bien, në Shqipëri rriten

Pritshmëritë e konsumatorëve europiane për çmimet ranë në nivelin më të ulët që nga viti 2020, duke sinjalizuar se vala inflacioniste në Kontinentin e Vjetër po zbutet. Indeksi i pritjeve konsumatore për çmimet, i cili publikohet nga Komisioni Europian, në muajin maj shënoi vlerën 12.2 nga 15 që ishte një muaj më parë. Ky i Majit është niveli më i ulët i regjistruar i pritjeve të konsumatorëve për inflacionin që nga gjysma e dytë e vitit 2020.

Por zbutja e pritshmërive për inflacionin nuk është treguesi i vetëm që sinjalizon se fuqia e dallgës inflacioniste në Europë po shuhet. Në Spanjë, inflacioni vjetor për muajin për muajin Maj, zbriti në 2.9 për qind, më shumë nga sa kishin parashikuar.

Në Itali, kostot e prodhimit për muajin Prill ranë me 4.9 për qind krahasuar me Marsin si pasojë e rënies së çmimeve të energjisë. Ndërkohë çmimi i gazit në tregjet europiane, po ashtu po bie me ritme të shpejta dhe një ditë më parë ekspertët paralajmëruar se mund të shkojë edhe poshtë zeros.

Të gjitha këto zhvillime duket se mbështesin deklaratat e zyrtarëve të Bankës Qëndrore Europiane, të cilët thonë se rritja historike e çmimeve, që përjetoi Europa po zbehet me shpejtësi dhe shtrëngimi i politikës monetare do të mbarojë së shpejti.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar, Europa u përball me një valë të madhe inflacioniste, teksa rritja e çmimeve arriti dhe nivel dyshifror gjatë vjeshtës. Por tashmë duket se çmimet në Eurozonë po bien me shpejtësi duke zbutur inflacionin e importuar edhe për ekonominë shqiptare. /Oligarkia.al

About Redaksia

Check Also

Më shumë para në pleqëri? Shumë e thjeshtë 

Nëse je i ri dhe sapo ke nisur të punosh, me shumë gjasa periudha e …

Leave a Reply