Një tjetër rinumërim zbulon manipulimin e votave të 14 majit nga Rama

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në KQZ shqyrtoi këtë të martë një kërkesë të bërë nga Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Ajo kundërshtonte rezultatin e miratuar në qendër votimi në Mallakastër ku KZAZ nuk i kishte dhënë asnjë votë për Këshillin Bashkiak.

Pasi dëgjoi palët KAS pranoi provat dhe një shkresë të bërë nga anëtarët e grupit të numërimit dhe KZAZ që pranonte vetë se kanë reflektuar në mënyrë jo të saktë shifrat në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit. Megjithatë KAS vendosi që të numërojë vetë votat e kësaj qendre.

Pasi u hap kutia, u vu re se PS nga 161 vota që i kishte dhënë KZAZ, iu gjetën vetëm 98 vota ndërsa PDIU nga 0 vota kishte në kuti 63 vota. Në këtë situatë KAS vendosi që të ndryshojë rezultatin përfundimtar. PDIU kishte bërë edhe një ankesë për zgjedhjet në Delvinë, por më pas u tërhoq nga ankesa.

KAS mori në shqyrtim edhe një ankesë të bërë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” që kundërshton rezultatin për kreun e bashkisë së Belshit. Kandidati i PS-së në këtë bashki, Belsh Arif Tafani fitoi me vetëm 40 vota më shumë se Bedri Qypi i opozitës. Opozita thotë se përcaktues për fitoren kanë qenë votat e burgut të Kosovës. 229 vota në këtë njësi kanë qenë të pavlefshme.

Koalicioni opozitar kërkoi r𝑖𝑛𝑢𝑚𝑒̈𝑟𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑟𝑖𝑣𝑙𝑒𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑣𝑜𝑡𝑎𝑣𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑎 𝑞𝑒𝑛𝑑𝑟𝑎𝑡 𝑒 𝑣𝑜𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡 si dhe shpalljen të pavlefshme të votrave të dhëna në burg të cilat rezultuan të gjitha në favor të kandidatit të mazhorancës. Për këtë çështje KAS vendosi të marrë kohë duke u lënë kohë ankuesve deri ditën e hënë për të depozituar fizikisht provat e relatuara gjatë shqyrtimit.

KAS vendosi të kërkojë informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për 22 zgjedhësit burgut të Kosovës, lidhur me masën e dënimit, kohën kur janë dërguar këta zgjedhës në këtë IEVP, si dhe nëse janë në kushtet e ndalimit sipas parashikimeve të ligjit.

About Redaksia

Check Also

Greqia pubikon skandalin: Gjyqtarja Irena Gjoka e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh

Shkrimi i plotë i gazetës më të madhwe greke, “Ta Nea” Gjyqi i kryebashkiakut të …

Leave a Reply