Sot në një vjetorin e ndarjes nga jetë të ish presidentit, Bujar Nishani djali i tij, Ersi Nishani ka zhvilluar një përkujtimore në nder të babait. Nishani është shprehur se në këtë mbrëmje nuk përkujtuam vetëm Bujar Nishanin si bashkëshort, baba, vëlla të afërm, bashkëpunetorë apo koleg. Përkujtuam Bujar Nishanin dhe si demokrat, si shtetar, detyra që ai i përmbushi me po aq dashuri dhe sakrifice si detyrën e bashkëshortit, babait e vëllait.
Postimi
Te dashur miq, deshiroj t’ju falenderoj te gjitheve per pjesemarrjen ne mbremjen perkujtimore ne 1-vjetorin e ndarjes nga jeta te babait tim, Bujar Nishani!
Ne kete mbremje nuk perkujtuam vetem Bujar Nishanin si bashkeshort, baba, vella te aferm, bashkepunetore apo koleg. Perkujtuam Bujar Nishanin dhe si demokrat, si shtetar, detyra qe ai i permbushi me po aq dashuri dhe sakrifice si detyren e bashkeshortit, babait e vellait.
Dua te falenderoj bashkepunetoret e tij te ngushte dhe familjen e tij politike me ne krye Doktor Berishen te cilet na kane ndihmuar ne cdo organizim dhe ceremoni, qe te ishte sa me dinjitoze per figuren e Bujar Nishanit.
Dua te falenderoj bluzat e bardha ne Shqiperi dhe Gjermani qe punuan cdo minut per te kuruar babain tim. Ne vecanti dua te falenderoj Republiken Federale Gjermane, Presidentet Meta dhe Steinmeier, Ministrine e Jashteme Gjermane, Ambasadoret Kuko dhe Zingraf, qe bene nje pune te jashtezakoneshme, ne menyre qe trajtimi i babait tim te mos haste asnje pengese.
Falenderoj Kryeministrin Albin Kurti per telegramin pershendetes!
Dua te falenderoj te gjithe miqte dhe simpatizantet e Bujar Nishanit nga Shqiperi, Kosova, Maqedonia e Veriut e diaspora per mijera e mijera mesazhe ngushellimi drejtuar familjes tone.
Ne fund, dua te falenderoj mamin tone Odeten, Fiona, Gjysh Faikun, Kolin, Lirin, Mimin qe jane qeliza e familjes tone. Jam i sigurt qe babi na sheh nga lart dhe i mbushet zemra mal qe na sheh te bashkuar mes dashurise dhe rrespektit te miqeve te tij.