Nga zgjedhjet e 14 majit, Shqipëria doli me një regjim akoma më autokratik

Alba KEPI

Ballkani është sot një fuci baruti që imponon demokracinë në Shqipëri me emergjencën e respektit kushtetues që i duhet dhënë opozitës së zgjedhur e votuar nga populli.

Dy vite nga vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj liderit historik të Partisë Demokratike shqiptare, politikani amerikan Richard Grenell vizitoi Shqipërinë e mes të tjerash në një intervistë televizive dha këtë koment të fortë;

“Akuzat e rënda e pa prova ndaj Partisë Konservatore shqiptare kanë një ndikim të madh tek një aleat i NATO-s , kanë një ndikim të madh në Shqipëri e kanë një ndikim të madh në Ballkan”.
“Eshtë një detyrim ndaj anëtarëve të Kongresit Amerikan që të kenë prova e të marrin përgjigje qoftë të sekretuara mbi këto akuza. Por nuk ka ndodhur, tha ai. Kur merr sanksione kaq të rënda ndaj një Partie Konservatore e kongresmenët kërkojnë ku janë këto prova, e nuk përcillen, atëherë ke krijuar një dyshim. E kur Sekretari i Shtetit krijon dyshime tek anëtarët e Kongresit, mendoj se është një fakt i rëndë.”

Mbi akuza pa prova sic deklarojnë dhe anëtarë të tjerë të Kongresit Amerikan, u godit forca më e madhe opozitare shqiptare, u godit sistemi pluralist në Shqipëri e u favorizua sistemi më korruptiv e arrogant i historisë shqiptare post ’90.

Shqipëria vendi aleat i Nato-s, u godit në atë cka një vend demokratik duhet të ketë të shenjtë opozitarizmin, i domosdoshëm në vendimarrje demokratike mbi sigurinë e gjeopolitikën kombëtare.

“Mendoj se Blinken është shumë partiak, shumë i politizuar dhe është e trishtë për atë që i ka bërë Deprtamentit të Shtetit”, shtoi Grenell.

Nga zgjedhjet lokale të 14 majit, Shqipëria doli me një regjim akoma më autokratik, ligjërisht monist e i sunduar nga një ushtri mercenarësh analistë, partiak e të politizuar që tallavazojnë opozitën kur cakejt monistë po i bëjnë hatanë kombit.

Pak orë pas zgjedhjeve KM shqiptar autofotografohet ndërsa përqafon një kapotë staliniste. Pas promovimit “globalist” të tekave show-iste të KM, askush nuk po di më se c’u bë me Open Ballkan e pas konfiktit preokupues në veri të Kosovës të gjithë pyesin; Cfarë donte të thoshte autori ndërsa përqafonte pallton staliniste mbi kremastar? Mos ndoshta po bënte prova për ta veshur?

Dy vite plot nga “non grata” pa motive, Shqipëria ka emergjencë kombëtare demokracinë.

Ballkani është në kushtet e një fucie baruti që ngjarjet në Kosovë kërkojnë domosdoshmërinë e një pjekurie politike e institucionale që arrihet vec me opozitën e respektin detyrues demokratik që një shtet duhet të ketë ndaj saj.

Me refrenin “fajin e ka Saliu”, më keq sa jargët pas gotave të rakisë në whisky bar, faktorizohet cdo presje e fjalë, për të shfajësuar atë cka kanë kombinuar e gatuar.

E ndërsa akuzojnë syrin “magjik” që u shfaqi lakuriqësinë, merren po me “Saliun” me mendjeshkurtësinë e skllavit që nuk kupton se janë “trojanët” që u dhanë celësin e u shitën sytë e shtëpisë.

Ndërsa opozitari fake që ndjek linjën e kapotave staliniste me t-shirt lufte, kur shprehet se “humbja qe nga non grata”, harron se kanë 10 vite e gjithë karrierën politike që nuk ka fituar asnjëherë.

About Redaksia

Check Also

Sot në Ditën e Teatrit…

Nga Adriana KALAJA Sot në Ditën e Teatrit në një Kryeqytet pa Teatër, në fakt …

Leave a Reply