Paloka: Nuk keni parë gjë akoma, gjykatat do dënojnë edhe po e patë me inat kryeministrin

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me rastin e 62-vjeçarit Ivzi Hoxha, i cili u dënua me një vit burg për veprën e kanosjes për “shkak të detyrës” nën akuzën se, “kërcënoi kryeministrin Edi Rama”. Hoxha u arrestua pasi gjatë një proteste para Bashkisë pas shembjes së banesës ë tij nga policia ndërtmore.

Paloka shkruan me tone ironike me anë të një postimi në Facebook se ende nuk kemi parë gjë akoma, pasi gjykatat do dënojnë qytetarët edhe po të shohin me inat kryeministrin Edi Rama.

“Pak nga pak…

Nuk keni parë asgjë akoma. Do fillojnë gjykatat “e pavarura” të dënojnë edhe po e patë me inat palloshin.

Kërceni tallava deri sa të vijë te dera juaj”, shkruan Paloka.

Protestuesi i “5 majit” Ivzi Hoxha, 62 vjeç është dënuar me 1 vit burg për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës. Atij i ulet 1/3 e dënimit dhe do të vuajë 8 muaj heqje lirie.

Në seancën gjyqësore, i pandehuri tha: “Kërkoj mëshirë nga gjykata dhe jam penduar”. 62-vjeçari u shpreh se ishte i stresuar pasi i shembën shtëpinë, dhe nisën konfliktet e pronësisë me Bashkinë që do të investonte pallate në tokën e tij për të dëmtuarit nga tërmeti.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës këmbëngulte se kërcënimi i kryeministrit ishte real, për shkak të urrejtjes së shfaqur gjatë transmetimit live në televizion.

About Redaksia

Check Also

Plas në PS, sherr mes Belindës dhe Spiropalit, akuzat…

Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk ishte ashtu siç e përcolli …

Leave a Reply