Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Saimir Tahiri u lirua pas ultimatumit që i dha Ramës se do zbërthente lidhjet e tij dhe Olsit me bandat.
“Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut.
Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës.
Saimir Tahiri ia dha këtë ultimatum botërisht. I keni parasysh deklaratat e tij.
Më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal.
Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij.
Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal”, tha Berisha.
Check Also
Plas në PS, sherr mes Belindës dhe Spiropalit, akuzat…
Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk ishte ashtu siç e përcolli …