Dear Ambasadore, ju na zhgënjyet më shumë!

Nga Alba KEPI

U zhgënjyet Madame?
Tepër i vonuar zhgënjimi juaj Madame e ju na zhgënjyet më shumë!

“Drejtësi e mohuar”, Dear Ambasadore. Është citim i juaji apo jo?

“Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”, janë fjalët tuaja pak muaj më parë Madame, por dhe qëndrim i vonuar, e mjerisht po aq zhgënjyese sa pritshmëria e besimi që shqiptarët kishin tek ju.

Zhgënjyese aq sa e drejta e mohuar mbi vërtetësinë e korrupsionit të pushtetit politik, ekonomik e ligjor që prej 3 mandatesh qeveris Shqipërinë. 

Tek ju, tek SHBA, tek qëndrimi e koherenca e veprimeve tuaja mbanin shpresën mijëra shqiptarë që ju i kujtuat sot “se korrupsioni është kërcënim kryesor për sigurinë kombëtare e ata që pranojnë të marrin e japin kërcënime e ryshfete për të ndihmuar miqtë e fuqishëm, duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja.”

Sa pritëm të dëgjonim apo t’i shihnim këto pasoja në vendime dosje e dosje hetimesh për të cilat ju nuk folët kurrë?!

Shqipëria e shqiptarët asnjëherë nuk e kanë vënë në dyshim se SHBA janë krah tyre, si kur shëmbën komunizmin, si kur hynë në NATO, si kur nisën rrugëtimin europian, por gjatë këtyre tre viteve hodhën dyshime se ndërmjetësit e atyre që raportonin zhvillimet e këtij vendi, nuk po tregoheshin korrekt e të drejtë me këtë popull.

E dashur Ambasadore, ne kemi një histori e sot ju jeni tre vite e gjysëm me vonesë për t’u qasur me të vërtetën e mohuar.

E janë tre vite kohë e jetë demokratike mohuar shqiptarëve.

“Shqipëria nuk duhej të vazhdoj më kështu”!

E thatë dhe ju sot, se një vend i Nato-s e aspirant në BE nuk duhet të pranoj këto forma pandëshkueshmërie të sistemit gjyqësor.

Zhgënjyese vërtetë, por asgjë e re dhe e jashtëzakonshme, në këtë mendim tuajin që cdo shqiptar i thjeshtë po jua thotë prej më shumë se tre vitesh.

Shqiptarët e lirë, pa zinxhirë kolltuqesh politike e vende pune militantizmi, kanë 3 vite që prisnim që ju ta kuptonin se kjo fazë e re e sot kaq e vonuar, ka shkaktuar pasoja të parekuperushme për kombin, gjeopolitikën shqiptare, pasuritë kombëtare, ekonominë, popullsinë, biznesin e ndershëm, vlerat, historinë e moralin e këtij popullit.

Ju më në fund ndêrsa shëtisni në turin tuaj të lamtumirës shqiptare e kuptuat se ky lloj korrupsioni është kërcënim për shqiptarët dhe për sigurinë tonë kombëtare.

Shqiptarët e duan SHBA e sot presin një fazë të re historie pa Ju,
që duhet të nis nga e vërteta e munguar.

Tepër i vonuar zhgënjimi juaj Madame e ju na zhgënjyet më shumë!
Adios!

“Very disappointing to see that the old ways of impunity & privilege for some persist in 🇦🇱 justice system. These old ways are not appropriate for a NATO Ally & EU aspirant, and they must be firmly rejected. 🇺🇸 considers corruption to be a core national security threat. Those engaged in giving or accepting threats & inducements – for example, to help powerful friends – should understand that their actions will have consequences” Yuri Kim.
#tirana #albania #Korruption

About Redaksia

Check Also

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka ndryshuar emër…

Nga Alba KEPI Këshilli Bashkiak i Tiranês ka ndryshuar emër. Quhet “Drejtoria e Komunikimit pêr …

Leave a Reply