Rama udhëron arrestimin e zyrtares së lartë për të sfumuar skandalin e lirimit të Tahirit

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar ditën e sotme. Burime bëjnë me dije se arrestimi i saj është bërë me urdhër të SPAK. Mësohet se ajo akuzohet për veprën penale të korrupsionit.

Lajmin e pati bërë të ditur Edi Rama gjatë një takimi falenderues në Tiranë për zgjedhjet e 14 majit. Pa përmendur emër, Rama tha se, si mund të ndodhë që një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. .

“Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla”, tha Rama.

Në kohën kur mediat po raportonin se si komuniteti ndërkombëtar është skandalizuar me lirimin e Saimir Tahirit, kryeministri Edi Rama po mbante një fjalim falënderues pas masakrës elektorale në Tiranë.

Pikërisht kur nisi të fliste për lirimin e Saimir Tahirit dhe mediat nisën të mbajnë shënim, kryeministri Edi Rama shpalli një arrestim të rëndësishëm.

About Redaksia

Check Also

Trump do firmosë me 20 janar rezolutën për krimet e komunizmit, lëndë në të gjitha shkollat amerikane

Beqir SINA/New York New York/Kongresitja María Elvira Salazar dhe 27 nga kolegët e saj rifutën …

Leave a Reply