Kurti: Beogradi zyrtar mobilizoi grupe kriminale për të përshkallëzuar gjendjen në Veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë si autore të përshkallëzimit dhe tensionimit në veri të Kosovës ditët e fundit, që kur kryetarët e rinj të komunave në veri hynë në objektet komunale me ndihmën e policisë, për të ushtruar detyrë.

Në debatin parlamentar për situatën e fundit, Kurti tha se, Beogradi zyrtar ka mobilizuar grupe kriminale për të përshkallëzuar gjendjen.

Kryeministri Albin Kurti në seancën parlamentare ku po debatohet për zhvillimet e fundit në veriun e vendit tha se, zgjedhjet në tri komunat veriore duhet të mbaheshin, sepse sipas tij, njëherë u shtynë, nuk mund të shtyheshin sërish.

Tutje, Kurti tha se protestuesit serbë i kanë braktisur objektet komunale në veri, sepse ata e dinë që ato objekte nuk janë të tyre, por janë të Republikës së Kosovës.

“Kur kanë hy kryetarët e komunave në ndërtesa ndërtesat kanë qenë të zbrasta por të blinduara ata i kanë braktisë ndërtesat ata e dinë që nuk nuk janë të tyre janë të Republikës, por në momentin kur po hyjnë kryetarët ata po shkaktojnë pengesa pra ata nuk po i duan ndërtesat ata po dëshirojnë që as ne të mos i duam ato ata i kanë braktisë ndërtesat “, tha Kurti.

Madje, ai tha se halli i tij kishte qenë te punëtorët serbë të administratës në komunë sesi ata do të reagonin kur brenda objektit do të futej kryetari i ri i komunës, por që siç tha ai, ndërtesat komunale veçse kishin qenë të braktisura, gjë që sipas tij, nënkupton se ata nuk i duan as ndërtesat zyrare.

“Unë kam pasë hall se kur të vie puna që të hyjë kryetari në komunë se cka do të bëjnë serbët që janë adminsitratë brenda pro ata i kishin braktisë ndërtesat ndërtesat kanë qenë të zbrasta por natyrisht që aty jini kryetari i komunës o kush tjetër. Strukturat paralele  nuk i duan  as ndërtesat zyrtare”, shtoi Kurti.

About Redaksia

Check Also

Foto-skandal/Rama me pikën e kontaktit të bandës së Elbasanit, biznesi i paligjshëm i tyre

Publikohet foto e pikës së kontaktit të bandës së Elbasanit me Ramën në biznesin e …

Leave a Reply