Një ish-deputet, ortak me Ahmetajn thirret në SPAK

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Vladimir Kosta është thirrur këtë të premte në [rokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në lidhje me hetimet që po kryehen ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj. Kjo pasi Kosta rezulton në marrëdhënie biznesi me Ahmetajn. Po ashtu mësohet se SPAK ka marrë në pyetje dhe disa biznesmenë të tjerë.

Ish-ministri Arbnen Ahmetaj është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprat penale: “Korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”. SPAK ka sekuestruar disa vila që janë pronë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

About Redaksia

Check Also

Alimehmeti: 500 mln euro të harxhuara për PPP-të në shëndetësi, nuk kanë dhënë asnjë produkt

Mjeku Ilir Alimehmeti, njëkohësisht anëtar i PD-së në Këshillin Bashkiak Tiranë, foli në “Mcn” mbi …

Leave a Reply