Skandali me zgjedhësit shëtitës/ Berisha: 15 përqind e votuesve të Tiranës ishin të tillë

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi sërish sot skandalin e zgjedhësve shëtitës, ku u publikuan edhe pamjet filmike. Berisha tha në një konferencë për shtyp se, 15 përqind e votuesve të Tiranës ishin zgjedhës shëtitës.
“Më parë u kam njohur ju dhe kam denoncuar publikisht mbi gjysmë milionë zgjedhës shëtitës fantazmë, të cilët po i veçojmë rreth pas rrethi.
Mund t’u them se, ju informoj se në rrethin e Tiranës, në Bashkinë e Tiranës, me një total prej 697 mijë votuesish, 102 mijë prej tyre janë votues shëtitës apo 15 përqind e votuesve të Tiranës.
Pra, Tirana ka 1 të pestën e votuesve shëtitës, votues të cilët potencialisht kanë votuar më shumë se njëherë, ose janë dënuar me mosvotim.
E para është shumë më e mundshme sepse një investigim pilot i bërë nga emisioni investigativ Piranjat, gjeti siç e dini, drejtori i Erion Veliajt, kishte regjistruar në katër apartamente bosh, nga katër zgjedhës në çdo apartament apo pesë. Pra gjithsej i kishte mbushur me banorë që nuk ekzistonin, përkundrazi zgjedhës të sjellë nga zona të tjera pasi kanë votuar atje, për të hedhur votën për Erion Veliajn.
Ky hetim po vazhdon dhe do të vazhdojë rreth për rreth, qendër për qendër, ne do bëjmë publike të gjithë këtë mekanizëm gjigant, shtesë manipulative të farsës elektorale maj 2023”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Plas në PS, sherr mes Belindës dhe Spiropalit, akuzat…

Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk ishte ashtu siç e përcolli …

Leave a Reply