Farsa zgjedhore, Berisha: Në Kamzë vetëm në 6 qendra janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në Kamzë vetëm në 6 qendra janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative. Berisha tha se, komisionerja e PS, Ilva Marku, e cila ngrihet dhe voton për votuesit, është një militante e thekur, një kriminele elektorale në qendrën e votimit.
“Por sot në këtë konferencë, do paraqesim rezultatet e para të shqyrtimit të veprimtarisë elektorale në 6 qendra votimi në Kamëz kundrejt 133 qendrave që ka kjo bashki.
Kandidati ynë ka aplikuar dhe kërkon të marrë të gjitha videot e qendrave të votimit për të vërtetuar fenomenet antikushtetuese të votimit në Bashkinë e Kamzës.
Në këto gjashtë qendra, janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative në të cilat rasti i operatorit Haxhi Gusja, voton vetë me disa karta identiteti në qendrën e votimit 1577/1 në Valias.
Rasti i komisioneres së PS, Ilva Marku, e cila ngrihet dhe voton për votuesit. Kjo është një militante e thekur, një kriminele elektorale në qendrën e votimit.
Raste të tjera ku voton një person për 3 votues. Pra, kemi një seri videosh që do ua demonstrojmë, por ndërkohë edhe do ua nisim në emailet tuaja”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Goditje tjetër ndaj Ramës, JD Vance dhe Rubio refuzuan takimin me të në Mynih, oligarkët e lobistët dështuan

Rama ka tentuar të takohet në Mynih me Zv.Presidentin amerikan JD Vnace si dhe me …

Leave a Reply