Në konferencën e sotme për gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha ka vënë theksin te shit-blerja e votave gjatë procesit zgjedhor dhe manipulimi i rezultatit.
Ai u shpreh se në 57 qendra votimi kamerat ishin vënë në mënyrë të tillë që të mos kapnin fytyrën e personave, por vetëm këmbët.
“Mesa di unë i është dhënë një kohë shtesë për denoncimin tim, kandidatit i është dhënë një kohë shtesë dhe mund të marrë një numër tjetër kamerash, por po ju informoj se një analizë tjetër rezulton se në 57 qendra pamjet janë, kamerat janë vendosur në mënyrë të tillë që shihen vetëm këmbët e kriminelëve elektoralë, por do një studim më të thelluar. Unë prapë i bëj thirrje (Ilirjan Celibashit) të mos pengojë procesin e transparencën, kemi të bëjmë me një gjë shumë të rëndë, votimi digjital që është më komod, por sicc e shihni dhe këtë lloj votimi, mafia elektorale shtetërore është e aftë ta degradojë në shkallë ekstreme. Ka mjaft ekspertë që pretendojnë se ëhstë ndërhyrë në algoritëm, këtë se konfirmoj dot”, deklaroi Berisha.
Kujtojmë se opozita ka nisur me këto pretendime për manipulim të zgjedhjeve të 14 Majit që pas shpalljes së rezultatit zgjedhor, ku mazhoranca fitoi bindshëm në shumicën e bashkive të vendit. Ishte dhe deputeti Flamur Noka i cili për së dyti herë u paraqit në ambientet e SPAK nën cilësinë e personit që ka dijeni për krimet zgjedhore.