Berisha: Kryeskapisti liron Sajen dhe prangos Joanën në vend të Ogertës! Kjo është Soros Reformë!

Kryetari i PD, Sali Berisha reagon pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, pikërisht kur duhej sfumuar skandali i lirimit të Saimir Tahirit. Berisha shkruan se, në vend që të arrestohej ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, arrestohet zyrtarja e saj.

“Kryeskapisti liron Sajen pas ultimatumit, prangos Joanën në vend të Ogertës!

Kësaj i thonë reformë e suksesshme apo Soros Reformë!”, shkruan Berisha.

Kryetari demokrat tha një ditë më parë se lirimi i Saimir Tahirit erdhi pas ultimatumit të tij se do zbulonte lidhjet kriminale të Edi dhe Olsi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kryengritja jonë do të jetë vetëm paqësore! Vjedhja e qytetarëve rrëzon çdo pushtet

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ me mbështetësit në Krujë …

Leave a Reply