Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi në lidhje me skandalin e televizionit publik shqiptar, ku gjatë një emisioni të gazetarit të Edi Ramës, Ilir Yzeiri, u sulmua Kosova. Berisha tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se, televizioni i zyrës së Edi Ramës, me urdhër të kësaj zyre, në mënyrën më kriminale shpall publikisht se Kosova zgjodhi luftën dhe jo paqen.
“Dje, televizioni i zyrës së Edi Ramës, me urdhër të kësaj zyre, në mënyrën më kriminale shpall publikisht se Kosova zgjodhi luftën dhe jo paqen.
A ka nxitje më të madhe të konfliktit se kjo thirrje e Edi Ramës në emër të Vuçiçit në Tiranë.
Këto sulme që Rama i bën ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës, këto mashtrim dhe trillime të paimagjinueshme, identike me ato të televizionit shtetëror të Beogradit, se Kosova ka zgjedhur luftën, tregojnë se ky është një kryeministër fund e krye antishqiptar, skllav i padronit të tij në Beograd”, tha Berisha në Kuvend.