Skemë piramidale e Alabbar, Malltezi: Porti i Durrësit rrezikon të përfundojë si rasti indian

Për të folur mbi skemën korruptive që Alabbar përdorte në Indi dhe rrezikun e Portit të Durrës, i ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV ishte Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Jamarbëll Malltezi.

Malltezi është shprehur se në Indi kompania e Alabaar kishte investuar në ndërtim dhe u kishte marrë paratë qytetarëve paradhënie për apartamentet, por në fakt ata kishin 13 vite që prisnin të mbaronte ndërtimi i cili në afatet ligjore ishte brenda 5 viteve.

“Ishte interesante sepse ne thelb është e njëjta gjë që ka ndodhur në Kroaci dhe Beograd. Alabbar  ka dal siç e kanë prezantuar dhe në Shqipëri si multimilioner ku në fakt janë skema tipike që mbajnë peng qytetarët dhe presin që i  gjithë projekti të dalë fitimprurës me  paratë e qytetarëve.

Ajo që ka ndodhur është që qytetarët në Indi kishin blerë apartamente dhe prej 13 vitesh nuk po merrnin pronën e tyre. Ai i kishte në projekt për 5 vite dhe nuk e ka mbaruar në kohë e kjo skemë është për të bërë investime me paratë e qytetarëve e në çdo moment dalin fitim prurës.

Kjo më kujton historinë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirin  këto jepnin para majtas e djathtas dhe kur vinte puna për të investuar në inceneratorin në Fierit prisnin të merrnin paratë nga inceneratori i Tiranës këto quhen skema piramidale ku marrin paratë nga një xhep i fusin në një xhep tjetër, këta nuk i kishin paratë e veta por paratë e taksapaguesve.

Alabbar është dërguar në gjykatë nga qytetarët indian sepse kanë 13 vite që presin për të marrë apartamentet e veta.  Kjo tregon që edhe këtu në Durrës në raste se Alabbar do të peshkojë mijëra qytetarë do të vazhdojë investimin dhe në rast se nuk do të peshkojë asnjë për të blerë apartamente dhe nuk do të marrë para investimi në Portin e Durrës do të vazhdojë për vite e vite me radhë”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama kërkon mandat të 4-tërt në një kohë kur është në rreth të kuq!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama kërkon mandat të 4-tërt në një …

Leave a Reply