Arrestimi i Dakos: Nga përgjimet e “Dosjes 339” tek korrupsioni në raste të mëdha

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u arrestua sot pasdite pas lëshimit të urhdhër-arrestit nga SPAK. Sipas burimeve, Dako akuzohet për korrupsion, lidhur me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit, i cili u dëmtua gjatë tërmetit.

Kujtojmë se në 30 korrik 2019 Departamenti i Shtetit vendosi ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në listën e personave që u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen.

Në njoftim theksohej se, arsyeja e kësaj mase është përfshirja e tij në raste të mëdha korrupsioni.

Sipas ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste të mëdha korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë, i ndalohet hyrja në Amerikë.

Po ashtu Dako në vitin 2017 u përfshi në dosjen “e famshme”, “Dosja 339”, me përgjimet për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit atij viti.

About Redaksia

Check Also

Dosja/ Veliaj pagoi 50 mijë euro punonjësin e Ujësjellesit, ai i dërgoi 22 mijë euro Ajolës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur se emisionin ‘Debat’ me gazetaren …

Leave a Reply