Edi Rama po kruan kokën…

Nga Redin HAFIZI

McGonigal nuk ka shumë efekt në politikën Shqiptare sa kanë veprimet e kryeministrit Edi Rama që e ka kthyer në model qeverrisje bashkëpunimin me mafien që kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Mos harroni lidhjet e tij me grupin që quhej “Kokaina” dhe vrasjet me antitank në kohën kur ai vidhte pushtet në kohën kur ishte kryebashkiak. Ishin veprimet e tij anarshiste dhe të dhunshme që shënjojnë suksesin e tij si kryetar Bashkie. Këtu duket aktiviteti kriminal i një kryebashkiaku dhe jo suksesi. Në momentin kur kemi një zyrtar të lartë që drejton dhe frymëzon aktivitete antiqeverritare apo anarshiste dhe që mbështetet nga Ambasada Amerikane atëherë jemi në kushtet e një republike bananesh. Ndryshimet në politikën Amerikane nga Administrata Trump në Administratën Biden janë të mëdha. Administrata e mëparëshme kishte flamur beteje mbrojtjen e Amerikës përballë kurrupsionit, ndërkohë që sot Administrata Amerikane është e dashuruar me korrupsionin dhe e shohin këtë si mjet për të kontrolluar qeverri në vende të ndryshme dhe një ndër ato është Shqipëria.

Kur nuk e njeh se si vepron Amerika, si individ, ke rrezikun që të të marrë koka erë. Shpesh në Shqipëri nuk kuptohet se si vepron Amerika dhe patjetër që gjendet rruga më e thjeshtë për të bërë servilin e Amerikës. Kjo është skema që Amerikanët hidhen në mbrojtje të kombeve që kanë probleme shtetformimi si Shqiptarët. Kjo skemë tenton krijimin e një të ashtuquajture “Republikë Bananesh”, pra një shtet i kontrolluar. Kjo ndodh pasi Amerika nuk mund të lejojë që interesat e saj të dëmtohen në asnjë zonë ku ajo kontrollon. Shpesh Amerika krahasohet me Perandorinë Romake, në aspektin e suksesit politik dhe ushtarak. Ndërkohë që ishte korrupsioni që shkatërroi atë perandori dhe është e vërtetë se korrupsioni do te shkatërrojë çdo perandori.

Një përfaqësues i mafies lokale në Shqipëri, Vangjush Dako arrestohet nga organet e drejtësisë dhe patjetër që ka shumë vite që ai është deklaruar si mik i Ramës. Ai nuk akuzohet për pjesëmarrje në grupe mafioze, por ai është mafioz siç ka dalë nga përgjimet në dosjen “339” dhe turpi është se drejtësia e republikës së bananeve në Shqipëri e përdor Dakon vetëm si një kukull në mes të gjithë kukullave të teatrit të drejtësisë në Shqipërinë si rëpublikë bananesh.

Arrestimi i Dakos është vërtet testimi për drejtësinë. A mund të jetë në gjendje kjo drejtësi të përsërisë cfarë bëri Kroacia që arrestoi një ish kryeministër dhe një kryetar bashkie në Zagreb? Kurrë nuk do e lejojë Veliaj këtë skenar dhe kjo është arsyeja pse nuk hetohen inceneratorët. Megjithatë Ramës po i krijohen disa krruajtje koke dhe ne e dimë se ai ka një siklet.

Edi Rama është mik i ngushtë me Vangjush Dakon, madje ka edhe akte favorizimi në biznes mes tyre. Ky është rasti kur Rama nuk mund të kundërshtojë bashkëpunimin në korrupsion edhe pse Dako nuk po hetohet për korrupsion. Ky është rasti kur drejtësia po përdoret thjesht si një forcë pilitike për të nxitur ndryshime pilitike në Shqipëri në fund dhe për të kërcënuar të tilla ndryshime në fillim.

Pasi Rama ka arritur që të nxjerrë nga burgu kampionin e trafikut të drogës dhe korrupsionit, ish ministrin e brendshëm Sajmir Tahirin, atëherë politika e drejtësisë e kërcënon atë sërish përmes arrestimit të Vangjush Dakos. Duket se lufta e brendëshme në komunistët e Shqipërisë po bëhet e ashpër dhe kuptohet se kudo ku veprojnë fort komunistët atëhere korrupsioni bëhet faktor për të shkatërruar shtetin.

Lirimi i Tahirit kërkonte një zhurmë tjetër. Dihet që komunistët funksionojnë vetëm në zhurmë dhe këtë dinë ta mbajnë gjallë. Komunistët kurrë nuk mendojnë për qytetarët apo për drejtësinë. Ata kujdesen që lidhjet e elitës politike të jenë të forta dhe këto lidhje shpesh kontrollohen nga Amerika në varësi të Administratës që qeverris politikën e jashtme. Në këtë linjë ka qenë edhe takimi më i fundit mes Edi Ramës dhe Ambasadores Kim ku atij duket që i është bërë një propozim të cilin ai nuk e pranon, por që i jep atij shumë kruajtje koke kur flet për Dakon dhe që i duhet ta mbrojë atë më shumë se kur mbronte Sajmir Tahirin. Sot duket se Rama po rrezikon dhe i kërcënueshëm dhe kjo nuk është diçka e favorshme për qytetarët në Shqipëri. Nuk mund të qeverriset vendi me një kukull kryeministër, pasi kjo e forcon idenë se Shqipëria është një republikë bananesh dhe kjo është shumë e dëmshme për interesat e Shqiptarëve kudo në botë.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, laborator politik i Soros. eksperiment që duhet ndalur

Ilir Pecnikaj Shqipëria, është shndërruar në një laboratoreksperimental politik, me synim transformimin e strukturave shtetërore …

Leave a Reply