Lulzim Basha e humbi toruan përpara gazetarëve, kur u pyet fillimisht për dhunën e ushtruar nga banditët e tij ndaj deputetëve dhe medias.
Basha e mohoi këtë dhunë nga njerëzit e tij, me në krye një ish-drejtor të Bashës.
Por më pas, ai nisi të sulmonte mediat, të sulmonte gazetarët duke thënë se po shkatërrojnë Partinë Demokratike.
Basha u kap edhe me gazetarin e SYRI TV, Ermal Rizaj, i cili i kërkoi që të jepte emra konkret kur bënte akuza.
Basha sulmoi edhe SYRI TV, duke vazhduar të mos japë fakte konkrete për deklarimet e tij.
Basha përdori të njëjtat akuza ndaj SYRI TV si Taulant Balla, duke thënë se, është në pronësi të Sali Berishës, ndërkohë që SYRI ka shërbyer si një televizion opozitar gjithmonë.
Ai vazhdoi të mohonte faktin se është një humbës serial dhe vijoi ta quante veten të ri në politikë.
I pyetur, a është debat konstruktiv dhuna ndaj deputetëve dhe gazetarëve, Basha tha se, nuk i kam parë, nuk ka nevojë të bësh spektakël.