Kryeministri Edi Rama tha sot në një konferencë për shtyp se ka propozuar një draft për Asociacionin në Kosovë, pa u konsultuar me qeverinë shqiptare atje. Por në mënyrë skandaloze, Rama tha se, kosovarët nuk janë zot shtëpie në Kosovë, por janë ndërkombëtarët.
“Nuk kam marrë përsipër të hyj në mes të askujt, thjesht kam marrë përsipër të kontribuoj për tryezën e dialogut përmes kumbarëve të procesit.
Tani ishte gati për t’u bërë dhe tani janë kushtet për t’u parë, duke parë që në vend që të ulen në tryezë, njëri çon policinë në godina bosh, tjetri çon ushtrinë për të kënduar këngë në kufi me Kosovën.
Të dinë se as njëri dhe as tjetri nuk janë aty për të zgjidhur problemin real.
Çfarë kërkojnë ata që unë nuk i quaj ndërkombëtarë, se ata janë zotër të shtëpisë, se ata e kanë krijuar atë shtëpi me bomba dhe shumëçka kanë bërë për atë shtëpi.
Ata ndërkombëtarët janë limfa vitale e asaj shtëpie. Në momentin që ata i kthejnë shpinën asaj shtëpie, ajo futet në ditët e saj më të zeza”, tha Rama.