Nga Redin HAFIZI
A kanë ndryshim perandoritë? A kemi qenë gjithnjë një komb sovran në ndjesinë e shterformimit? A kemi qenë ndonjëherë sahanlëpirës të axhendave ndërkombëtare? A kemi luftuar për liri vetë dhe kurrë nuk e kemi kërkuar lirinë si lëmoshë nga fuqitë e mëdha? A jemi copëtuar në shekuj nga marrëveshjet e aleatëve tanë që bëjnë me armiqtë tanë? Ne ekzistojmë sot si shtet Shqiptar falë ndërhyrjes së Presidentit Wilson, por nuk mund të mohojmë se ekzistenca jonë u pagua me ndarjen e trojeve tona.
Nëse ne kemi aleatë kaq të fuqishëm atëherë përse ne jemi të ndarë si territor në shtete të ndryshme si Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia? Përse perandoritë e kohës gjithnjë kërjojnë të përdorin pronat e Shqiptarëve si llokma për të kënaqur perandorinë Ruse akoma?
Shkrimtari i madh Ismail Kadare e ka deklaruar perandorinë Ruse se nuk po na lëshon siç edhe nuk ishte e thjeshtë që perandoria Turke të na lëshonte pa na përdorur si kusur gjatë kolapsit të vet.
Albin Kurti tashmë mund të shpallet “non grata” sipas Edi Ramës dhe kjo tashmë vërteton se kushdo që lufton për interesat e Shqiptarëve do të shpallet “non grata”. Kjo është politika që Veliaj e injektoi në Shqipëri dhe ku simbolet e Shqiptarizmës duhet të zhduken.
Ndërkohë është Edi Rama që si kryeministër përfaqëson këtë politikë Haxhiqamiliste përballë botës duke kuptuar se shtetet e vogla janë produkt marrëveshjesh. Pra Edi Rama nuk njeh frymën e të drejtës së kombit për vetëvendosje, por Rama dhe Veliaj janë mashtruesit dhe rrenegatët komunistë që po shesin toka Shqiptarësh për të marrë pushtet politik. Kurrë nuk duhet përdorur kombi për interesa politikë. Këtu ne kalojmë në tradhëti kombëtare. Kur liderët bëjnë pazare në interes të perandorisë atëherë këta lider janë tradhëtarë.
Fatkeqësisht në Shqipëri kemi Haxhi Qamilin në krye të qeverrisë që ulëret se jemi të humbur pa qenë pjesë e perandorisë. Marreveshja e paraqitur nga Rama si një ide për të dorëzuar territor është tradhëti dhe zoti Kurti po mbron Shqiptarinë dhe nëse do të jetë e nevojshme të gjithë do të ngrihen në betejë. Amerikanët mbeshtesin vullnetin e popullit Shqiptar në Kosovë. Kjo mbështetje ngrihet kur të gjithë shohim dashurinë mes Rames dhe Vuçiç dhe tradhëtinë e një të sëmuri mendor që del kundër Shqiptarizmës si Haxhi Qamili.