Konfirmohet denoncimi i Berishës, Dako dërgohet në Durrës te Koka dhe Bllako

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vagjush Dako i akuzuar për shpërdorim detyre, është dërguar në paraburgim në Durrës.

BW raporton se Vangjush Dako ndodhet në të njëjtin vend me ish-ministrin Lefter Koka dhe me ish-deputetin e PS, Alqi Bllako.

Kujtojmë se GJKKO caktoi sot për Vangjush Dakon masën ‘arrest në burg’.

Një lajm i tillë ishte lajmëruar nga kryetari i PD, Sali Berisha, që ditën e arrestimit të Dakos.

“Në burgun e Durrësit është bërë gati dhoma tek sektori shëndetësor. Përderisa po hetohen nga SPAK-u, duhet të qëndrojne ose tek 313 ose 302. Ai sektor po bëhet burgu i VIP-ave dhe të kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky që i përcaktonte kushtet….,” denonconte Berisha.

About Redaksia

Check Also

Urimi amerikan për zgjedhjet presidenciale në Surinam rrëzon farsën e 11 majit në Shqipëri

Javën e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio uroi Jennifer Geerlings-Simons për zgjedhjen e saj …

Leave a Reply