Në interpelancën me ministren e Arsimit, Evis Kushin, deputetja e PD, Ina Zhupa, i ka paraqitur fakte se si Akademia e Studimeve të Albanalogjisë është mbyllur për ti plotësuar dëshirat politike drejtuesit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit.
Gjatë fjalës së saj, Zhupa ka publikuar një video-inçizim, ku Gjinushi shprehej në vitin 2021 se ashtu siç iku Akademia e Studimeve Albanalogjike me VKM nga varësia e Akademisë së Shkencave, ashtu do të kthehet sërish me VKM.
Zhupa: Kur e kam kërkuar interpelancën mendoja se ende do të ishte një projekt VKM për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanalogjike, ndërsa sot kemi një VKM të miratuar me shumë shpejtësi edhe nga kryeministrit, vetëm se nuk priste mbyllja e Albanalogjisë.
Në këto foto keni ministren e Arsimit, Evis Kushi në takim me senatin e Akademisë së Studimeve Albanalogjike. Mund ti gjeni në Facebook-un e saj lavdërimet më të mëdhaja për Akademinë e Studimeve Albanalogjike, mund të gjeni vlerësimet për punën dhe statusin e veçantë që duhet të kishte Akademia e Studimeve Albanalogjike dhe vijueshmërinë që duhet të kishte po sipas ministres Kushi.
Në foto tjetër keni ministrin e fundit të diktaturës, në vitin 1987 viti im i lindjes dhe ky është po Skënder Gjinushi kur priste studentët në 1990.
Ndryshe nga ministrja Kushi që e lavdëronte Akademinë e Studimeve Albanalogjike, Gjinushi nuk e fshehu kurrë se donte që ta mbyllte dhe ta kthente në një aneks të Akademisë së Shkencave vasal në vitin 2021 Gjiunushi do të shprehej atë që do të ndodhte në fakt: Do ti s’do ti kjo nuk ka të bëjë me dëshirat personale kjo është debat konceptual dhe nuk e merr vendimin senati. Ata kanë ikur nga Akademia me vendim qeverie dhe do të vijnë te Akademia me vendim qeverie.
Pra na thotë që reformat në këtë vend i bën Skënder Gjinushi, që ministër Arsimi paskemi vite mbrapa Skënder Gjinushin dhe i del fjala e tij dhe jo fjala juaja.
Ai thotë që ashtu siç ikën me VKM ashtu do të vijnë me VKM dhe ju çfarë bëtë, bëtë një VKM për ti plotësuar dëshirat politike Skënder Gjinushit. Bëtë një VKM duke shkelur ligjin për të mbyllur Akademinë e Studimeve Albanalogjike dhe për ta kthyer atë në vasale të Akademisë së Shkencave.