Nga Adriana KALAJA
Skandalet e shumta ditore të regjimit, shpesh herë dhe me regji të Edvinit të Kristaqit, nuk po na japin mundësi të shprehemi qarte për një çështje të caktuar.
Të martën “arrestimi i Dakos” ndërkohë që vendini i GJKKO ishte marrë që të premten për një ndërtim pa leje qê në vitin 2011.
Të mërkurën në të gdhirë, mercenarët paramilitarë të Lulzimit të Kunatit, ushtrojmë dhunë ndaj deputetëve, vetëm se Luli dëshiron prap të vijojë pazaret me regjimin.
Të nërkurën në drekë, GJKKO ndërkohë që SPAK do jepte “pretencën”, merr vendim për të thirrur si palë 290 viktima lidhur me çështjen e Gërdecit.
Pse i them këto?
Gjithmonë kam qenë e mendimit, se “shoqëria civile” dhe “opozitarët” në shërbim të pushtetit janë më të rrezikshëm se patronazhistët dhe se vetë pushteti.
Kjo për faktin, se publiku joshet duke parë aktivistë dhe opozitarë të rinj (jo vetëm në moshë) dhe në fund, kur del situata reale e aktivizmit apo opozitarizmit në këmbim të përfitimit të një projekti apo të një pozicioni pune të leverdishëm, publiku nxiton të shprehet:
Këta janë njëlloj të gjithë…
Sepse, nëse ti i rri pushtetit përballë dhe mundohesh të kontribuosh në betejën kundra këtij të fundit, nisur nga ajo, që beson se në krah ke të ngjashmit e tu dhe, kur kjo nuk ndodh (pasi ata janë aty për t’i shërbyer pushtetit), zhgënjimi i publikut është aq i madh, sa vështirë t’i motivosh ata të vazhdojnë në kauzën e radhës.
Sheshi i Teatrit Kombëtar përpos faktit, se ka qenë një shkollë nga më të rëndësishmet e jetës sime, nxori në pah edhe nga këta aktivistët apo opozitarët e llojeve të ndryshme.
Dikush i futur nga Rama, dikush nga Veliaj e dikush nga Basha.
Madje deri nga Kunati.
Por ajo, që bën dallim në gjithë këta individë të keqpërdorur nga pushteti dhe paraja, është pjesa e atyre, që përgatiten dhe sponsorizohen për të luajtur lojën e pistë siç është Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” ose “Fondacioni Soros”, siç e njohim rëndom.
Sot nuk mund të kundërshtosh rolin e këtij fondacioni për të kapur sistemin e drejtësisë, që nga pagesat e bëra për ata, që punuan për këtë reformë, paratë që kalonin nga fondacioni i Delinës me 2 burra në qeveri e deri te trajnimet e avokatëve të ndryshëm.
Të gjithë i kemi parë, se si nën kujdesin dhe financimin e këtij fondacioni, organizohen takime, ku trajnohen avokatë të ndryshëm dhe emra ka shumë, por unë po mbetem vetëm te disa, si: Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Dorian Matlia.
Kurrë në jetën time nuk jam marrë personalisht me individë, por gjithmonë jam munduar te godas fenomenin.
Dhe në fakt jemi të gjithë koshientë, se sot shoqëria shqiptare është goxha më e degraduar dhe kjo kryesisht nëpërmjet ndikimit të këtij modeli, që promovohet nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur” dhe George Soros.
Pak muaj më parë, para këtij vendimi të djeshëm të GJKKO, në media të ndryshme u dha lajmi, se SPAK do i komunikonte akuzën lidhur me çështjen e Gërdecit ish ministrit Fatmir Mediu.
Që kur u riçel hetimi lidhur me këtë çështje, më la një shije të keqe për faktin se:
- Kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë bërë një dyzinë kallëzimesh në SPAK ndaj pothuaj gjithë zyrtarëve të lartë, që nga 31.12.2019, dhe SPAK as nuk merr mundimin të pyesë të paktën të kallëzuarit nga ne, por gjen kohë të riçelë hetimin për rastin e sipërpërendur.
- Madje, heton aq shpejt, sa mbyll dhe hetimet dhe kalon dosjen për gjykim.
Me këtë rast dua të sqaroj, se nuk marr përsipër të flas as për pafajësinë e z. Mediu dhe as për përfshirjen e tij në atë ngjarje, por dispozitat ligjore përcaktojnë qartësisht, se riçelja e hetimit apo gjykimit bazohet VETËM NË PROVA TË REJA.
Në dijeninë time, në atë dosje nuk ka asnjë provë të re dhe lidhur me këtë rast jemi përpara “gjësë së gjykuar”.
Për të mos folur, se në raste të tilla, edhe nëse nuk janë “gjë e gjykuar”, dispozitat ligjore parashikojnë “parashkrimin” e veprës penale, dhe fakti që kjo dispozitë ligjore nuk merret në konsideratë nga SPAK, vërteton më së miri gjuetinë e shtrigave të këtij të fundit ndaj ish ministrit të qeverisë Berisha.
Kujtoj së këtë dispozitë ka kohë, që z. Berisha kërkon ta shfuqizojë, por që ka ndeshur me mosdakortësinë e Kryeministrit, i cili e di se çfarë i ka rezervuar e ardhmja e afërt për të gjithë veprat penale, që ka konsumuar.
Në këtë kuptim, kjo është arsyeja që unë gjithmonë kam dyshuar, se pas këtij veprimi të SPAK ka një forcë madhore.
Dyshimet m’u shtuan, kur pashë, se avokat në këtë çështje ishte dikush, që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka kallëzuar në SPAK për padi korruptive, për të legjitimuar Ramën – Veliajn dhe jo vetëm, në veprën penale të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe asaj korruptive të ndërtimit të Teatrit të Ri.
Madje shërbimi i këtij avokati sorosist ndaj pushtetit ka shkuar deri aty, sa i nxitur dhe mbështetur nga ky i fundit ka ngritur padi shpërblim dëmi ndaj meje dhe të nderuarit z. Edmond Budina, se ne e paskemi akuzuar, se ai i shërben pushtetit ??????, ndërkohë që nga studio në studio luan rolin e “opozitarit”.
Po në fakt a po i shërben këtij pushteti av. Matlija mbështetur dhe sponsorizuar nga Fondacioni Soros?
Unë dhe gjithë Qëndrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit themi PO.
Dhe koha më/na dha të drejtë.
Prova, që ju paraqes sot, tregon jo vetëm se si Fondacioni i George Soros ka futur duart në sistemin gjyqësor me anë të Reformës në Drejtësi (pika 3 e fotos 2), por edhe se si është investuar në çështjen e Gërdecit (pika 4 e fotos 2), duke e riçelur hetimin nëpërmjet av. Dorian Matlija, që është Drejtor i Shoqatës ResPublika, me qëllimin kryesor për të goditur Kryetarin e PD z. Berisha.
Se çfarë lidhje ka Fondacioni Soros që sponsorizon av. Matlinë për një proces gjyqësor si Gërdeci, besoj se publiku e kupton fare qartë.
Unë dhe shumë si unë kemi në dorë të japim kontribut për vendin, duke denoncuar pushtetin e duke e kallëzuar në organet e drejtësisë për çdo shkelje, por po kaq e rëndësishme për interesin publik është edhe denoncimi i këtij grupi, që nëpërmjet “Shoqërisë së Hapur” po mbyll çdo dritare demokracie në vend dhe po manipulon publikun me “opozitarët e rinj”.
Unë do vazhdoj ta bëj.
Mos ngurroni as ju.
Ky është shërbimi, që sot i bëjmë Shqipërisë dhe, nesër fëmijëve tanë.
PS: Këta avokatë “kanë të drejtë” që paguhen nga Soros se lodhen duke luajtur 3 role njëkohësisht, atë të “opozitarit”, “avokatit aktivist” dhe ESKORTËS së Sudes së Rrugës Elbasanit, alias Merimanga e Zezë, alias Yuri Kim.