Besard XHAFERRI
Drafti i asociacionit, pjellë e “Open Ballkan” që të çon tek shkëmbimi i territoreve.
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat deklaroi se ka dorëzuar një draft për asociacionit e komunave me shumicë Serbe në Kosovë Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Ky draft që synonin krijimin e një enklave serbe në zemër të Republikës së Kosovës me siguri është përpiluar me të njëjtat zyra dhe nga të njëjtët individë që ideuan shkëmbimin e territoreve dhe projektin “Open Ballkan”, misioni i të cilit është de-faktorizimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare që u krye me sukses edhe falë kontributit Tiranës Zyrtare.
Ky draft propozim i Edi Ramës vjen në një kohë që Kryeministri shqiptar nuk ka dënuar aktet barbare të dhunës në veri të Kosovës, që dirigjohen në zyrën e vëllait të tij në Beograd.
Klasa politike në Shqipëri e Kosovë, por edhe faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të zi, duhet të unifikohet përballë rrezikut që i kanoset Kosovës nga hijet e errëta të Serbomadhisë.
Plagët e luftës së fundit në Kosovë janë ende të hapura, por zotëria që asokohe shiste ikona plazheve të Francës, nuk ka nga ta dijë që për të ndërtuar të ardhmen, duhet mësuar nga gabimet e të shkuarës dhe se hasmi i vjetër nuk bëhet kurrë mik i ri.