Çoç ka ndodhur në fakt… SPAK është lakuriq!

Nga Iva V. GRILLO

Politikanët shqiptarë e sidomos ata që janë pjesë e grupimit sekt “rilindas” kanë disa tipare të pangatërrueshëm: megallomaninë, të bërit e monologjeve arrogante dhe të projektuarit e një deliri butaforik.
Kur janë në majë të piramidës shtetërore, këto tipare edhe mund të mos u prishin shumë punë sepse i mbron pikërisht pushteti i pakufizuar.
Por kur u rrëshket këmba dhe këtë pushtet nuk e kanë më, deliri që deri tani i ka mbajtur në hava duke fluturuar, rrezikon të bëhet arsyeja e përplasjes me forcë në tokë.
Në këtë kuptim, statusi i sotëm i zonjës Spiropali, i mbushur me metafora delirante e fluturime të frikshme nga realiteti, nuk i bën ndonjë nder pozitës së saj.
Përkundrazi rrezikon t’a dëmtojë edhe më shumë atë personalisht duke e fokusuar diskurin e gallatën publike tek egoja/ “eseja” e saj fantazmagorike dhe duke e larguar diskutimin nga thelbi i problemit.
Thelbi i problemit nuk është as mendimi i mrekullueshëm që ka për veten e saj Zonja Spiropali dhe as niveli i arrogancës të zyrtarëve të shtetit shqiptar. Këto janë tashmë gjëra të ditura e të stërdiskutuara si tema.
Thelbi i problemit që e evidenton për të disatën herë edhe rasti Spiropali është realiteti mizerabël, parapolitik dhe represiv që ka krijuar çeta “rilindase” pjesë e së cilës ka qenë deri para pak ditësh edhe zonja Spiropali: një realitet ku drejtësia përdoret fare hapur si kamxhik nga Kryeministri Rama e shpura e tij në luftën mafioze për pushtet e dominim. E kjo nuk po kursen askënd.
Ndaj realisht, këto ditë në fakt çoç ka ndodhur…diçka që shkon përtej shkeljeve ligjore që mund të ketë bërë zonja Spiropali apo edhe përtej rrëshqitjes së saj në delir.
Çështja është se SPAK ka dalë përsëri lakuriq dhe krejtësisht nën urdhrat e kryeministrit Rama!
Kjo është ndodhia!

About Redaksia

Check Also

Dialog me studentë i pushtetit autokratik…, apo tualet propogandistik Gebelsian…?!!!

Nga Gëzim XHEPA Si pedagog, jam i impresionuar dhe ekzaltuar nga dialogu i K…M…, me …