Berisha: I hapur për çdo lloj diskutimi me deputetët e PD, përjashto dy pengjet

Sa përket situatës brenda PD z.Berisha, ka disa deputetë që nuk janë mbështetës tuajit, janë për idenë që ju duhet të bëni një hap pas për t’i lënë një zgjidhje PD që të riformohet dhe më pas të jetë konkurruese për Edi Ramën. Kanë hedhur idenë që të gjithë deputetët duhet të bëhen bashkë, të ulen dhe të diksutojnë për situatën e PD. A jeni dakord ju z.Berisha që të gjithë deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 të ulen së bashku dhe të diskutojnë një zgjidhje për situatën?

Berisha: Tani, me përjashtim të dy personave që kanë lidhje të tmerrshme krimi me Edi Ramën me të gjithë deputetët e tjerë jam gati të ketë çdolloj debati, diskutimi, mirëkuptimi, pa përjashtim, sepse ata në moment themelor, në një akt themelor, ata mbështetën kandidatët e Primareve. De Facto mbështetën statutin e PD, mbështetën PD, dhe ky është investimi i tyre. Nuk ndodh kjo për Sali Berishën, por këtu ata investuan në partinë që i përkasin.
Ndaj tyre PD është plotësisht e hapur.
Tani, jo që nuk bëj një hap prapa, por bëj një hap para për t’i ftuar ata. Unë i ftoj ata, të ulen, të diskutojmë, të vendosim për më të mirën për PD, opozitën dhe të ardhmen e vendit. Kjo është përgjigja ime.

About Redaksia

Check Also

Kallëzoi grup kriminal, shtetasi amerikan shantazhohet brenda GJKKO

Nga Boldnews.al Një shtetas amerikan, A.H., po provon mbi shpinën e tij se drejtësia e re …

Leave a Reply