Drejtuesi i “VV” : Qëllimi i Ambasadorit amerikan, të mbajë Vuçiçin në pushtet

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së LVV-së, ka shkruar një status në lidhje me intervistën e fundit të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Në statusin e tij, Hoxha ka bërë një aludim të çuditshëm, duke shkruar se me fjalët dhe punën e tij, ambasadori Hill nuk ka merakun të tërheqë Serbinë drejt Perëndimit, por të mbajë Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë, në pushtet. Në statusin e tij, ai e kritikon edhe Gabriel Escobarin, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

“Me fjalët dhe punën e tij, ambasadori Hill nuk ka merakun të tërheqë Serbinë drejt Perëndimit, por të mbajë Vuçiçin në pushtet.

Strategjia e emisarëve dhe ambasadorëve nuk e ka hallin te të drejtat e serbëve, por të mirëmbajtja e Vuçiçit. Këtë na e tha Escobari kur shfaqi merakun së serbëve në veri të Kosovës u ishte ndaluar përdorimi i gjuhës. Tha diçka sa për me thënë diçka”, deklaroi ai.

About Redaksia

Check Also

Kush e ka radhën pas Iranit?

Senatori republikan Lindsey Graham ka deklaruar se Presidenti Donald Trump do të synojë Kubën në …

Leave a Reply