Debate të ashpra në Komisionin e Sigurisë, Flamur Noka përplaset me Ardi Veliun

Është mbledhur sot Komisioni i Sigurisë Kombëtare, ku nuk kanë munguar debatet e ashpra, lidhur me përfshirjen e policisë në fushatë elektorale. Gjatë mbledhjes deputeti demokrat Flamur Noka i ka thënë kreut të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Ardi Veliu se është parë në disa zona gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë që Veliu u shpreh se është i depolitizuar dhe ka treguar arsyet se përse ka shkuar në këto zona. Noka po ashtu u shpreh se në Mat kishte denoncim që forcat Operacionale kanë shpërndarë para për fushatë e megjithatë nuk janë marrë masa, por Veliu i kërkoj atij që provat t’i dorëzojë pranë AMP-së.

“Marr shkas duke qenë se jeni parë shpesh në zonën e Sarandës, Delvinës dhe në qarkun e Vlorës në fushatë”, tha Noka.

“Jam i depolitizuar. Meqenëse ju thoni që unë jam parë në Delvinë, po. Unë do shkoj të vizitoj nënën time në fshat. Në Vlorë kam jetuar 15 vjet, kam me mijëra miq e shokë. Në Sarandë dhe në Delvinë kam të gjithë rrjetin tim familjar. Nuk kemi pasur informacione në lidhje me pyetjen e dytë, sa i përket, a keni evidentuar raste ku punonjës të policisë së shtetit kanë qenë të përfshirë në fushatë”, tha Veliu.

Nga ana tjetër deputeti Ferdinand Xhaferraj i tha Veliut se ai është një person i joshur politikisht nga qeveria duke theksuar këtu dhe pozicionin e zv/ministrit të Transporteve që ka mbajtur përpara emërimit në krye të AMP-së. Veliu u pyet për punonjës policie të përfshirë në kultivim droge dhe korrupsion.

“Ka policë që kanë favorizuar kultivim. Rastet janë nën hetim. Ka dhe individë të korruptuar. Gjatë 2022, janë 29% e rasteve të referuara për korrupsion dhe 21% për kultivim narkotikësh. Ka pasur edhe policë që kanë mbrojtur individë të botes së krimit. Këto raste po hetohen nga prokuroritë”, theksoi Veliu.

About Redaksia

Check Also

“Kur të hyj tek Palloshi, më dergo sms”/ Detaje nga makinacionet e Belës

Zbardhen detaje nga hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Mësohet se në dosjen e …

Leave a Reply