Murales i Mesit si brekushet e KM për show “global”

Nga Alba KEPI

Morali i një murales është ideali i drejtësisë, denoncimit të padrejtësisë, memories e komunikimit social e sensibilizues të një artisti.

Ky është murales i historisë së një kombi që sportistët i fuste në burg sepse shprehnin të lirë dashurinë për jetên e nuk pranonin diktaturën.

Êshtë murales i historisë së sportit shqiptar, i tifozerisë mes dy skuadrave protagoniste të një shekulli sport shqiptar.

Ky grafit muri i realizuar me mjetet rrethanore të një qelie burgu është memoria më sublime e një revolucioni politik, social e komunikues sic shpreh dhe vetë origjina e fjalës MURALES.

Artisti, njeriu, shqiptari i burgosur realizoi këtë vepêr arti të imazhit në kujtimet e tij ndërsa ndiqte dikur një ndeshje futbolli mes dy futbollistëve talent shqiptarë tê kohës.

Pa fjalê si një instrument i fortë mesazhi e shprese artisti ka kryer këtë vepêr arti shpejt e me shpirt duke evituar sytë e gardianëve e spiunëve të burgut.

Vlera estetike e tij dhe pse në kushtet ekstreme të jetês nuk ka kapërcyer vlerën sociale e komunikuese ashtu sic imponon rregulla bazë e kësaj forme arti që ndër mesazhet kryesore ka protestën e një populli ndaj keq qeverisjes.

Do doja shumë ta intervistoja autorin e këtij murales i gjetur në muret e burgut të Spacit.
Fillimisht do i thoja; Faleminderit per emocionin e sa e sa dekadash më pas, e me pas do e pyesja; Cfarë prezantonte ky grafit në tmerrin e Spacit dikur, e cfare prezanton sot me vetëdijen e peshen e kohës?

Ndeshja Tirona- Partizoni, grafit ne muret e burgut me anti njerezor të komunizimit, nê burgun e Spacit, ku u mbyllënn per vite e vite, e shumë gjetën vdekjen, intelektuale të lirisë së fialës e të shpirtit. Mes tyre mesa duket kishte dhe tifozë të skuadrave kryeqytetase, që me nostalgji pikturonin ne muret kriminele, kujtimin e nje momenti ndeshje te ndjekur ne televizorin bardhe e zi Iliria. Tifozeria ne nje ndeshje futbolli ka qene nje forme shprehje e protestes tironse kunder komunizmit! Per te mos harruar.

Sot qeveria celebron muralesib e Mesit e nderon fenomenet e botës ndërsa talentët e historisë së sportit shqiptar i ka harruar e talente të tjera po i emigrojnë cdo ditë.

Nuk ka zhvillim civil e art bashkëkohor pa kujtesë e vëmendje komunikuese ndaj historisë së ambientit ku jeton.

Murales i Mesit në Tiranë i ngjan propagandës së lidershipit qeveritar që vdes të jetë në faqet e mediave botërore qoftë dhe për poturet anti protokoll të veshjes.

Fotografia e realizuar më 2017 nga fotografi e video gazetari Oskar Durand… Lojtari i Tirones me ngjan shume me legjendarin Arben Minga. RIP!

Sa shume emocionuese kjo pikturë e thjeshtë muri që deshmon se autori ishte artist i burgosur, e se dhe kujtimi i një ndeshje futbolli i sillte një frumë ajri lirie.

About Redaksia

Check Also

Të gjithë janë të pakënaqur, por iu duhet një popull hua për të protestuar!

Nga Ilda ZHULALI Nis mengjesi, dhe dëgjoj me durimin sa mali Everest ankesat që të …

Leave a Reply