82 vite Parti Komuniste!

Alba KEPI

Nga vallja në gojën ujqërve në korin e tallavasë së zemrës së kafshuar, jeta e një partie që mban peng shqiptarët

“Partia Socialiste shqiptare festoi 32 vjetorin e saj, që në fakt janë 82 vite duke kujtuar se u themelua më 1941 me mëmën e saj Partia Komuniste.

Fshehur nën hijen e nënës si vendin më të sigurt për fanatikët dhe trashëgimtarët biologjikë e politikë, të cilët i ka “dekoruar” me kolltuqe si dikur gjyshërit, baballarët e ekzekutuesit e pushtetit, PK PS në historikun e saj nuk ia doli të kryente të vetmen gjë që duhet domosdoshmërisht të bënte; të reformohej e të distancohej nga metoda e format me të cilat u drejtua gjatë diktatorizmit.

PKPS festoi dhe një vit jetë me arrogancën e prepotencën diktatoriale të UNI-it që prej vitesh as nuk bën zgjedhje partiake, as lejon forma demokracie strukturale, privon lirinë e fjalës, mendimin ndryshe e transparencën komunikuese.

E vetmja gjë e njohur publikisht është regjistri i patronazhistëve që me sa duket është dhe statuti ekzekutiv i kësaj partie, që fsheh departamente, kryesi, sekretari, degë, infomacion e debat.
Ka mbi një dekadë që qeveris non stop këtë vend, herë me pabesi e herë me forcë, e mbi një dekadë që lupon cdo fjalë, gërmë, vulë, firmë, seli të kundërshtarit politik.

Ndërsa nuk mbahet mend se kur ka mbajtur konferencën e fundit të shtypit, një takim me gazetarë o ka shpërndarë një komunikatë mbi “cfarë ka të re o c’po bën kjo parti?”
Kënga e narcizistit që “hëngri zemrat e shqiptarëve” nisi e mbyll tallavën festive të sallës, me ëndërrën e së ardhmes së “një komunteti të ri politik”, që puth të gjithë shqiptarët.

Me fjalë “të thjeshta zemre” kërkoi rikthim në monizëm.

Festa e 83 vjetorit të lindjes së PK-PS, riglorifikoi UNI-in e diktatorit që nuk la hapësirë e fjalë pa i mëshuar demagogjisë së tij mbi luftën e klasës në kufijtë gjeografike që politika ndarëse e antikombëtare e kësaj të majte etiketon “mes të tanëve e të tyre”, “mes vetes e të tjerëve”, “lagjes së tyre e fëmijët e atyre”, “të kapur e të pakapur”, “frymë e revolucion”, “meritokraci e duar të gjata”, “o ne o askush tjetër”, “ata e ne”, “burra e gra”, “grua forcë e madhe dhe burri njeri i djeshëm”, “shokë e shoqe”.

Harroi më kryesoren se janë të gjithë shqiptarë.

E vazhdoi ky teatër politik si ai që jemi mësuar të shohim cdo ditë në pasqyrën e veshur me gjethe fiku të narcizistit, me detin e drejtësisë që sipas UNI-t “askush si kjo PK-PS nuk ka vrarë as ka burgosur, e as ka rrahur njeri për arsye politike”.

“Askush më parë prej 1912 nuk e ka arritur këtë vec partia jonë”, deklaroi i plotëfusqishmi i sallws.

Në fakt e vërteta është se kjo PK-PS ka 83 vite që historinë shqiptare e manipulon, retushon dhe e fsheh duke e përdorur si një vegël politike shantazhesh e glorifikimesh personale.

“Të hënksha zemrën”, përtypi sallën me gjuhën e urrejtjes e inatit ndaj opozitës që tashmë është qartë se është fobia e padiskutueshme e së djeshmes, së sotmes e së ardhmes së kësaj partie.
E mwse e qartw se frika wshtw ky program i tashëm e i së ardhmes së kësaj Partie. Frika në metoda, forma, strategji lufte, propagandë e mjet komunikues me shqiptarët.

Kaluan pra 83 vite histori shqiptare me të njëjtën Parti që ka prodhuar brenda saj aq shumë armiq e kriminelë brenda llojit jo për aftësinë e drejtësisë për t’i kapur apo zemërgjerësinë e tyre për t’i denoncuar, por për llumit me të cilën fiton zgjedhjet e gaton korrupsionin që narcizisti partiak i pastron, i shumon, i hedh në tavë, i pëtyp sipas qejfit e nevojës.

Ah nuk harroi Kosovën, që e kujtoi jo për hallet por për axhendën me të cilën është rekomanduar e që kujton se do i var kurorën e liderit global. Harroi dhe këtu se nuk është Zot i Shtëpisë e as një mik i shtrenjtë që tradita shqiptare i jep fjalën dhe e ul në ball të sofrës.

About Redaksia

Check Also

Pse e vërteta e asaj që kërkon opozita me protesta po e tmerron regjimin

Nga Ndriçim KULLA Pardje narkodiktatura u duk qartësisht  shumë më e alarmuar në  represionin e saj  …

Leave a Reply