Kylian Mbappe duket se nuk do ta lë rehat Paris Saint-Germainin as këtë verë. Sulmuesi francez e kishte vazhduar kontratën me PSG-në verën e kaluar ndonëse ishte pranë transferimit në Real Madrid.
E tani, pak pasi përfundoi sezoni 2022/23 kanë nisur të qarkullojnë përsëri zëra se nënkampioni i botës i ka prishur punët prapë me klubin parisien.
Eksperti i transfereve, Fabrizio Romano raporton se situata mes palëve është mjaft e tensionuar dhe se klubi francez është i befasuar me sjelljen dhe me qasjen e fundit të sulmuesit.
Mbappe kishte nënshkruar vitin e kaluar për dy vjet, deri më 2024 me mundësi vazhdimi për një vit tjetër, deri më 2025.
PSG-ja ndërkohë do të jetë e detyruar t’i vendosë një çmim kartonit të tij, ndërsa ish-futbollisti i Monacos mund të përfundojë në Madrid gjatë verës.
E klubi nga “Parku i Princave” i ka disa opsione për pasardhësin e tij, por një herë do të presë dhe të shohë se si do të rrjedhin gjërat me njërin prej sulmuesve më të mirë në botë.