Berisha: Kemi prova, njeriu më i fuqishëm i FBI u kontraktua për të eliminuar opozitën!

I ftuar në “Ora e Betit” me Beti Njumën në RTV Ora, Sali Berisha u shpreh se ka prova tashmë se njeriu më i fuqishëm i FBI-së u kontraktua për të eliminuar opozitën shqiptare. Ai tha se opozita gjatë gjithë këtyre viteve, ka rënë pre e përpjekjes së paimagjinueshme për ta skajuar atë në një shkallë ekstreme.

Sali Berisha: Kemi prova tashmë se njeriu më i fuqishëm i FBI-së u kontraktua për të eliminuar opozitën shqiptare. Sikurse u provua edhe me aferën ruse dhe sanksionimin e Sali Berishës. Opozita gjatë gjithë këtyre viteve, unë jam dëshmitar i përpjekjes së paimagjinueshme për ta skajuar atë në një shkallë ekstreme.

Donin ta përjashtonin me çdo kusht nga reforma në drejtësi, aq sa nxorën te deri e parlamentit me 15 të rinj të Sorosit bashkë me një ambasador për të protestuar kundër opozitës. Gjithë çfarë unë kisha në dorë, kishim vetëm standardet e Venecias për reformën në drejtësi.

About Redaksia

Check Also

Mashtrimi i Ramës: “Karçanaj jeton me qira”! Drejtoresha e AKSHI-t ka 4 shtëpi dhe vilë në plazh (dokumentat)

Nga Boldnews.al Në fund të dhjetorit 2025, kryeministri Edi Rama shpërndau në publik një mashtrim të …

Leave a Reply