Rama mbron kriminelët e Vuçiçit dhe sulmon gazetarët

Kryeministri Edi Rama u shfaq në një konferencë për shtyp si i pari drejtues shteti që vendos sanksione ndaj Kosovës. Ai tha se ka anuluar mbledhjen e përbashkët të qeverive, e parashikuar për t’u mbajtur ditën e nesërme në Gjakovë.

Rama, i akuzuar nga opozita se po shfaqet kaq i egër me Kurtin për shkak të aferës me McGonigal, duke treguar se është më ‘ndërkombëtar’ se ndërkombëtarët, tha se nuk po prish marrëdhëniet me Kosovën për hir të marrëdhënieve personale me Perëndimin.

Në asnjë moment, Rama nuk pranoi të dënonte Aleksandër Vuçiçin dhe bandat e tij, madje i mbrojti duke thënë se Serbia është sjellë zvarrë në tavolinën e negociatave. Ai tha se Serbia po tregohet më tolerante, duke pranuar zgjedhjet, ndërsa kokëfortë po tregohet pala kosovare.

I pyetur nga SYRI TV se po tregon standard të dyfishtë me këtë ‘dashuri’ ndaj ndërkombëtarëve, pasi dikur kishte sulmuar Gjykatën Speciale si një turp, Rama vazhdoi me sulmet ndaj medieve. “Syri që nuk shikon,” tha kryeministri.

Akoma më i acaruar u shfaq Rama kur u pyet se përse nuk dënon bandat kriminale të Serbisë në veri të Kosovës. “A do një gotë ujë,” pyeti ai gazetarin.

“Banda kriminale ka në çdo shtet të botës dhe me banda kriminale lufton çdo shtet i botës. Me bandat kriminale nuk ka asnjë kompromis, por unë po flas për kërcënime të një natyre tjetër. Përsa i përket bandave kriminale, bashkësia euroatlantike është e vendosur ta mbështesë çmontimin e tyre,” tha Rama duke mbrojtur banditët e Vuçiçit.

 

About Redaksia

Check Also

Si Bushka dhe Ajola asgjësuan celularin e shtetases I.G që provat të mos binin në duart e SPAK

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, është shprehur në emisionin ‘Debat’ në A2 CNN, …

Leave a Reply