Ish-ministri, Lleshaj: Deklaratat e Ramës për sanksione ndaj Kosovës, të panevojshme

Pjesë nga intervista

Sandër Lleshaj: Ka mbërritur puna të artikulohen këto sanksione dhe masa ndaj Kosovës. Mos harrojmë që lufta u bë për Kosovën dhe tani në komunikimin politik Kosova është bërë problemi që është një situatë e papranueshme. E gjithë përpjekja jonë duhet të jetë që të mundohemi për zgjidhje të situatës dhe jo të them kush është përgjegjës. Kjo situatë do të zgjidhet në mos sot nesër. Problemi është se në një rast të një dështimi të madh të humbur do jenë të gjithë. Nuk mund të ketë në një konflikt mes serbeve dhe shqiptarëve nuk mund të ketë shqiptarë të fituar. Duhet të ketë një qasje që i orienton nga zgjidhja dhe jo nga komunikimi

Pyetje: Ju duk ju Rama që foli si i zgjedhur apo zëdhënës i ndërkombëtarëve?

Sander Lleshaj: Po, dhe më duket nivel i panevojshëm.

Pyetje: Është i zgjedhur apo i vetë ofruar?

Sander Lleshaj: Këtë nuk mund ta them, por vendosja në rolin e artikulimit të zërit ndërkombëtar më duket i panevojshëm. Ndërkombëtarët të shprehen vetë dhe të mundohen ta kuptojnë situatën.

About Redaksia

Check Also

Veliaj pranoi se ka aksesuar regjistrin civil, kjo mjafton për ngritur një akuzë për abuzim me detyrën

Gazetari Gjergj Erebara ka ndarë një postim në Facebook, ku e ka kritikuar ashpër veprimin …

Leave a Reply