Salianji: Basha, një kufomë politike

I ftuar në studion e “Frontline” në News24 ai u shpreh se ish- kreu i PD Lulzim Basha nuk është larguar kurrë nga PD, ndërsa e ka quajtur atë një kufomë politike.

Salianji shtoi se opozita duhet të riformatohet e të riorganizohet, ndërsa për PD tha se është një parti e konfiskuar nga qeveria.

“Nuk ka asnjë proces, nuk ka asnjë parti që funksionon por vetëm një grumbull interesash personale. S’mund të ngelemi peng i një konvencioni.

Qeveria ka konfiskuar vulën e siglën, këtu qeveria ka vjedhur edhe një parti politike. PD është e konfiskuar.

PD që nuk është sigla e vula dhe disa zyrtarë por demokratët që mbajnë koto e sakrifica për të mbajtur në këmbë PD e opozitën, janë ata që janë pronarët e vërtetë.

Opozita të rikonceptohet e riformatohet.

Sot PD e drejtuar nga praktikisht Lulzim Basha, sot është në koalicion me qeverinë. Opozita ka detyrimin tu mundësojë qytetarëve që të votojnë për një parti tjetër. Ai si i kthyer është një kufomë politike. As nuk ka ikur as nuk është kthyer. Është aty nëpër këmbë”, tha Salianji.

About Redaksia

Check Also

Beqiri përvetësoi të paktën 200 mln euro nga AKSHI i Lindave, Rama e reklamonte si histori suksesi para personaliteteve të larta europiane

Kryetari i PD, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta nga selia blu në adresë të …

Leave a Reply