Provimi i Maturës, publikohet teza e matematikës në rrjetet sociale

Publikohet sërish në rrjetet sociale testi i maturës, kësaj here i matematikës, vetëm 20 minuta pasi maturantët janë futur në provim.

Teza e matematikës është publikuar në rrjetet sociale nga portali ‘Studentët Denoncojnë’.

Sipas rregullores së re, provimet po zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera.

Duket se nxënësit kanë mundur të marrin telefonin celular me vete në të treja provimet të zhvilluara deri më tani, histori kjo e përsëritur edhe nga vitet e kaluara.

About Redaksia

Check Also

Shpërthen ish-ministri socialist/ “Rama i pangopur për pushtet politik dhe ekonomik

Arben MALAJ Kriza e thellë morale e qeverisjes së Rilindjes mund të zgjidhet vetëm me …

Leave a Reply