BE reagon për rrëmbimin nga Serbia të 3 policëve të Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se janë në kontakt me Kosovën, Serbinë si dhe KFOR-in për të kuptuar më shumë rreth asaj çfarë ka ndodhur.

Në një prononcim për Express, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet apo thirrjet qe e tensionojnë situatën edhe më shumë.

‘Ne jemi-si çështje urgjente-në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht’, ka thënë ai.

‘Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar’, ka deklaruar Stano.

Serbia ka rrëmbyer tre policë kosovarë brenda kufirit të Kosovës.

Kosova këtë e ka quajtur si akt agresor, teksa i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë.

About Redaksia

Check Also

Një fjalim i pazakontë i ish-senatorit Joe Biden në vitin 2002 për shqiptarët dhe rajonin

Fjalimi i ish-senatorit Joe Bidenit para komunitetit shqiptaro-amerikan në vitin 2002 ku ai shpjegon pse …

Leave a Reply