Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në aferën e tmerrshme me parkun kombëtar të Butrintit është i implikuar fund e krye është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan. Berisha tha se, zonja Zhupa, Aleanca për Mbrojtjen e Parkut të Butrintit, kanë merita të veçanta, kanë zbërthyer çdo element.
“Një nga çështjet shumë të rëndësishme që do sjell sot në vëmendjen tuaj është gjykimi në Kushtetuese i njërës prej aferave më të mëdha korruptive, që është afera e Butrintit.
Jeni të lutur të ndiqni çdo seancë, sepse kemi të bëjmë me një aferë të tmerrshme me të cilën shkatërrohet në mënyrë përfundimtare parku kombëtar i Butrintit.
Mafia shqiptare për oreksin e saj të tmerrshëm mbi 800 hektarë në Kepin e Stillës, i shkëput nga qyteza dhe me qytezën ndodh ajo çka ndodh.
E tëra sipas një projekti të paramenduar në këtë mënyrë dhe për fatin më të keq i implikuar këtu fund e krye është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan.
Gjatë periudhës së qeverisjes sonë, ka ndodhur një moment që kemi zgjeruar rrugën e Butrintit se ishte e ngushtë. Dy burra të shquar, fisnikë, Lordi Rothchild dhe Spencer, që kanë meritë në themelimin e fondacionit të Butrintit, që kanë kontribut shumë të çmuar në konceptimin e parkut të Butrintit, insistuan të zemëruar, kërkuan shpjegime se përse u zgjerua rruga sepse u prek parku aq sa prek zgjerimi i rrugës.
Kishte edhe një diskotekë dhe ata kërkonin me çdo kusht largimin e saj. Ata ishin mbrojtësit më të vendosur të tërësisë së parkut të Butrintit.
Zonja Zhupa, Aleanca për Mbrojtjen e Parkut të Butrintit, kanë merita të veçanta, kanë zbërthyer çdo element. Qyteza është shkëputur nga pjesa tjetër e parkut. Ai park, në tërësinë e vet është pasuri botërore në UNESCO dhe është në të gjithë territorin, jo vetëm qyteza. Është pasuri përrallore e shqiptarëve.
Nëse ne mendojmë të mos shkatërrojmë çdo gjë vetë, nuk ka gjë më mahnitëse që u lëmë brezave se parkun e Butrintit dhe ata duan të shkatërrojnë.
Janë me dhjetëra mafiozë në pushtet që kanë parashikuar ku do ndërtojnë vilat.
E konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme këtë mbrojtje. Ne do e vazhdojmë gjer në fund betejën.
Unë kam pasur marrëdhënie shumë të mira me presidentin e fonacionit, Granoff, por mbeta i zhgënjyer kur tha se çfarë bën qeveria me pjesën e shkëputur, nuk më interes. U gjet një mekanizëm për të thënë që nuk është puna ime, por ajo është pasuri e shqiptarëve”, u shpreh Berisha.
Check Also
Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij
Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …